Teqeja e Sheh Danjollit
Objekti gjendet në rrugën kryesore në hyrje të qytetit nga Peja. Teqeja është ndërtuar nga Sheh Danjolli, ku edhe sot njihet me këtë emër. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Teqeja është ndërtesë sakrale-islamike dhe i takon sektit Rufaji. Ky objekt përbëhet prej pjesës kryesore samahanes-vendi ku bëhen ziqet dhe mblidhen për ceremoni të dervishëve, tyrbes me varreza të njerëzve eminentë të vendit si dhe teqesë. Samahanja ka një bazë katrore dhe brendësia e saj është dekoruar me piktura mura ...
Teqja e Babes Ali
Teqeja e Babës Ali gjendet në vendin e quajtur "Mëhalla e Hankës" dhe është ndërtuar në fillim të shek. XIX nga Sheh Cena. Objekti në fjalë i takon tipit të objekteve religjioze të konfesionit islam dhe është qendra e tarikatit Shazeli, që gjendet vetëm në Gjakovë. Kompleksi në fjalë përbëhet nga pjesa e banimit dhe tyrbja. Konsiderohet si një ndër monumentet më të mirëmbajtura edhe pse e gjitha me investime vetanake. Vlerë e veçantë në këtë monument është objekti i tyrbes, i cili është i ruaj ...
TEQJA E SHEH EMINIT
Gjendet në kompleksin historik të Çarshisë së Madhe dhe kompleksin e Lidhjes Shqiptare dega e Gjakovës, në pjesën e quajtur Kryepazari. Teqeja është ndërtuar në shek. XVIII. Objekti është teqe e sektit SADI, ndërsa Sheh Emini është ndërtuesi i saj, i cili ka qenë kadi (avokat), ku shkollimin e ka kryer në Turqi. Trashëgimtar i sotëm i teqesë është sheh Ruzhdiu. Karakteristikë e teqesë është ndërtimi me teknikë tradicionale. Themelet dhe përdhesja janë ndërtuar nga guri i gdhendur, kati me qerp ...
Teqja e Shejh Banit
Teqeja e Sheh Banit gjendet në vendin e quajtur "Mëhalla e Qylit”, pranë lumit Krena. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Funksioni primar i teqesë ka qenë fetar, por në këtë objekt janë kryer edhe shumë veprimtari arsimore. Teqeja e Sheh Banit i takon tarikatit Sadi. Themelues i teqesë ka qenë Baba Sadik dhe Baba Ahmet, kuburet (varret) e të cilëve gjenden në teqe. Emrin teqeja e ka marrë nga Baba Sheh Bani ose Sheh Shabani II që ka qenë Sheh prej vitit 1911-1942. Varrezat (kuburit) e para të ...
Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë
Nekropoli tumular i Fshejit i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.s.) dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike të zhvilluara këtu në vitin 2011 u gërmuan pesë tuma, këto me inventar mjaft të pasur të lëndës arkeologjike dhe përcaktuese të kronologjisë së kohës së konsolidimit të etnisë dardane, gjegjësisht të unitetit etnokulturor të tyre. Gjendet rreth 800 m në jug-jugperëndim të Urës së Shenjtë. Riti i varrimit (inhumacion) me vendosje të lirë të trupit dhe kjo e kornizuar me gurë lumi, r ...
Ura e Tabakëve
Ura e Tabakëve gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi. Ura është ndërtuar në shekullin XVII nga esnafët tabakë. Ura e Tabakut, me gjatësi 127 m dhe me gjerësi 4.03 m, renditet ndër dhjetë urat më të mëdha të ndërtuara gjatë mesjetës në trojet shqiptare. Kjo urë është ngritur mbi 7 qemerë dhe rrethore me hapësirë 14-16 metra. Ura është konservuar dhe përdoret për këmbësorë. Është nd ...
URA E TALIQIT
Gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndërtuar në mëhallën e Tabakëve nga esnafi Tabak. Ura është ndërtuar nga guri i gdhendur, përbëhet nga qemeri i madh dhe dy qemerë më të vegjël në afërsi të brigjeve. Ndërmjet dy qemerëve është hapur një dritare ndihmëse. Kjo urë në origjinë paraqiste tipin e urës së gurit me kompozicion simetrik. Ura ë ...
XHAMIA E FSHATIT SMOLICË
Xhamia gjendet në hyrje të fshatit Smolicë. Kjo ndërtesë është ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe është simbol i rezistencës. Xhamia është me bazë katrore, e ndërtuar kryesisht nga gurët e lumit me hatulla, ndërsa gurët e gdhendur janë përdorur për ndërtimin e skajeve të objektit, për elemente të dritareve dhe harkut të derës hyrëse. Gjithashtu gurët e gdhendur janë përdorur për ndërtimin e kurorës së mureve ose simsit. Konstruksioni i kulmit ka qenë nga druri, i mbuluar me tjegulla tradic ...
XHAMIA E GËRQARVE
Xhamia e Gërqarëve siç mund të konstatohet edhe nga vetë emri i takon “Mëhallës së Gërqarëve”, e cila është një lagje e pozicionuar rrëzë Çabratit. Sipas shënimeve që posedojmë, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1907, nga mjeshtrit vendorë. Planimetria e objektit është në forma të rregullta gjeometrike (dy katërkëndësha kënddrejtë, njëri më i madh, e tjetri më i vogël), dhe pozicionohet buzë rrugës kryesore. Objekti është i ndërtuar nga materiali gurë dhe tulla të pjekura, me konstruksion kulm ...
Xhamia e Hadumit, mejtepi, biblioteka, varrezat dhe shatërvani
Në bërthamën e Çarshisë së Madhe, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, “Ismail Qamajli” dhe “Abedin Tërbeshi”, gjendet kompleksi historik i Xhamisë së Hadumit. Kompleksi është ndërtuar më 1585 (1001 sipas hixhrit), shek. XVI. Ndërtuesi i xhamisë ka qenë Efendi Hadum Aga. Ky objekt ka shërbyer si objekt sakral (xhami), ndërsa në kompleksin e vet gjendet edhe mejtepi që ka kryer funksiononin e mësim-besimit fetar. Kompleksi i xhamisë është i përbërë nga xhamia, minarja, mejtepi, abdes’hanja, var ...