Teqeja e Sheh Danjollit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 15.05.1978 nr.02-217
Historiku
Objekti gjendet në rrugën kryesore në hyrje të qytetit nga Peja. Teqeja është ndërtuar nga Sheh Danjolli, ku edhe sot njihet me këtë emër. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Teqeja është ndërtesë sakrale-islamike dhe i takon sektit Rufaji. Ky objekt përbëhet prej pjesës kryesore samahanes-vendi ku bëhen ziqet dhe mblidhen për ceremoni të dervishëve, tyrbes me varreza të njerëzve eminentë të vendit si dhe teqesë. Samahanja ka një bazë katrore dhe brendësia e saj është dekoruar me piktura murale (figura gjeometrike arkitekturale dhe citate të Kuranit). Këto dekorime i takojnë periudhës së ndërtimit të këtij objekti. Muret mbajtëse të objektit janë me një hark, për ndërtim janë përdorur tullat e pjekura, tulla qerpiçi, llaç gëlqeror, llaç qerpiçi dhe mbulesa është me qeramidhe tradicionale.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000748
Emri: Teqeja e Sheh Danjollit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë
Lokaliteti: Bashkësia lokale nr.1 – „Mahalla e Qerimit“
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: Nënë Tereza
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut
Ura e Tabakëve
MEDRESA E MADHE
XHAMIA E KUSARIT
Kulla e Sylejman Vokshit