Xhamia e Hadumit, mejtepi, biblioteka, varrezat dhe shatërvani
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 19.02.1955.-nr.58/55
Historiku
Në bërthamën e Çarshisë së Madhe, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, “Ismail Qamajli” dhe “Abedin Tërbeshi”, gjendet kompleksi historik i Xhamisë së Hadumit. Kompleksi është ndërtuar më 1585 (1001 sipas hixhrit), shek. XVI. Ndërtuesi i xhamisë ka qenë Efendi Hadum Aga. Ky objekt ka shërbyer si objekt sakral (xhami), ndërsa në kompleksin e vet gjendet edhe mejtepi që ka kryer funksiononin e mësim-besimit fetar. Kompleksi i xhamisë është i përbërë nga xhamia, minarja, mejtepi, abdes’hanja, varrezat e vjetra dhe biblioteka, e cila është një ndër bibliotekat më të vjetra në Kosovë. Xhamia, minarja dhe biblioteka janë ndërtuar nga guri i gdhendur. Mbulesa e xhamisë dhe minares janë nga plumbi, kurse mbulesa e bibliotekës dhe mejtepit janë nga qeramidhet tradicionale. Zbukurimet autentike të enterierit të xhamisë dhe bibliotekës janë konservuar pas dëmtimit. Transformim në këtë objekt nuk ka pasur nga ndërtimi.