TEQJA E SHEH EMINIT

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 324/58- 28.06.1958



Historiku


Gjendet në kompleksin historik të Çarshisë së Madhe dhe kompleksin e Lidhjes Shqiptare dega e Gjakovës, në pjesën e quajtur Kryepazari. Teqeja është ndërtuar në shek. XVIII. Objekti është teqe e sektit SADI, ndërsa Sheh Emini është ndërtuesi i saj, i cili ka qenë kadi (avokat), ku shkollimin e ka kryer në Turqi. Trashëgimtar i sotëm i teqesë është sheh Ruzhdiu. Karakteristikë e teqesë është ndërtimi me teknikë tradicionale. Themelet dhe përdhesja janë ndërtuar nga guri i gdhendur, kati me qerpiçë, kulmi konstruksion i drurit me strehë të gjatë, ka zbukurime në mure dhe tavan. Sistemi i ndërtimit është bondruk, në kate është semahanja, ndërsa kupola është nga druri. Sa i përket ndërtimit objekti ka qenë teqe, i tillë është edhe sot.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000706


Emri: TEQJA E SHEH EMINIT


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjakovë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjakovë


Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë


Lokaliteti: Bashkësia lokale nr.2 – „Mahalla e Krypazarit“ në Çarshi të Madhe


Kodi Postar: 50000


Emri i rrugës: "Ismail Qemajli"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII