Bajrakli xhamia
Bajrakli Xhamia Në bërthamën e Çarshisë së vjetër në Pejë ( ku më parë ishte tregu i hapur, karakteristikë kjo e qyteteve shqiptare) u ndërtua Bajrakli Xhamia. Donator i kësaj xhamie ishte Mehmet Fatihu i cili e financoi edhe Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Xhamia është njëra nga objektet më të rëndësishme sakrale arkitektonike të periodës osmane nga gjysma e dytë e shekullit XV-të (1471). Sipas shënimeve të Kamus Alam kjo xhami është ndërtuar në kohën kur Peja ka qenë Qendra e Flamurit (e ...
Hamam Xhamia
Hamam Xhamia Hamam xhamia është ndërtuar në vitin 1587, ajo gjendët në pjesën e vjetër të qytetit, në lagjen e Haxhi Zekës, pranë Hamamit të Haxhi Beut dhe ndërtesës së shkollës së parë shqipe në Pejë. Sipas të dhënave nga Bashkësia Islame, xhamia është ndërtuar në vitin 1578 dhe është regjistruar si xhamia e Hamamit (meqë gjendet në afërsi të Hamamit të Haxhi Beut). Megjithatë xhamia njihet edhe me emrin Bula Zades. Në literaturën Turke ( Libri EV KK. 757 f. 11-3 dhe libri 172 f 114-5 ...
Kisha e Zonjës së Bekuar
Në të djathtë të rrugës Pejë-Deçan, në fshatin Bellopojë, gjendet kisha kushtuar Zonjës së Bekuar, e ndërtuar në fund të shekullit XIX. Kjo kishë ortodokse është një rindërtim i realizuar mbi themelet e një objekti po ashtu fetar nga një periudhë e mëhershme. Sa i përket kishës së vjetër nuk kemi të dhëna në lidhje me kërkime arkeologjike që do të dëshmonin trajtat, planimetrinë dhe tipologjinë e objektit të vjetër. Kisha e tanishme është ndërtuar me mjetet e dhuruara nga esnafët e Pejës. Kishën ...
Kisha varrezore e Shën Jeremisë
Në fshatin Gorazhdevc, banuar me minoritetin serb në komunën e Pejës, gjendet e ndërtuar Kisha e Shën Jeremisë. Kisha i takon tipit të trarit, ndërtuar nga druri i bungut, e ruajtur relativisht mirë. Kisha është e shekullit XVI dhe gjendet në mesin e varrezave të fshatit afër dy lisave të mëdhenj të bungut. Kisha e Shën Jeremisë sipas traditës i është kushtuar Jeremisë, i cili ishte nga fisi më i vjetër në këtë zonë. Ka përmasa modeste, është e cekët dhe e ndërtuar lehtësisht. Kisha ka bazë d ...
Kompleksi i mullirit të Haxhi Zekës
Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës Në pjesën veriore të qytetit, në afërsi të tregut të vjetër, gjendet Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës i ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga atdhetari Haxhi Zeka, i cili kompleksin e ndërtoj si një tërësi urbane bashkëkohore. Si rrjedhojë në saje të ndikimit perëndimor në arkitekturë kemi eklektizëm (sintezë të elementeve perëndimore, lindore dhe lokale). Në aspektin kompozicional kompleksin e përbënin gjashtë objekteve përcjellëse; mulli ...
Konaku i Haki Spahiut
Konaki i Haki Spahiut Konaku i Haki Spahiut është pjesë përbërëse e kompleksit të familjes së Spahive, që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Pejës, në afërsi të Pehlivan Mejdanit. Në të kaluarën pos Konakut në kuadër të kompleksit të banimit ishin edhe disa ndërtesa përdhese. Konaku është ndërtuar në vitin 1908 dhe i takon variantit të shtëpive me qoshk. Është ndërtuar, nga familja e Spahive (vetëm deri në fazën e mbulimit me kulm pa punë zdruktharie). Më pas është blerë n ...
Konaku i Jashar Pashës
Konaku i Jashar Pashës Në bërthamën e vjetër të qytetit, në pjesën e zgjeruar të Çarshisë së gjatë në Pejë, gjendet Konaku dy katesh i Jashar Pashës ( sipas njehsimit të popullit ) apo P+1 sipas njehsimit zyrtar. Ky ndërtim si tërësi u realizua në gjysmën e dytë të shek. XIX. Sikundër shumë komplekse të ngjashme në qytetin e Pejës edhe Konaku i Jashar Pashës është një kompleks tipik banimi për familjet feudale, ku ndër të tjera ka edhe karakter fortifikues, apo mbrojtës. Fillimisht ndë ...
Konaku i Tahir Beut
Konaku i Tahir Beut i ndërtuar në vitin 1800 gjendet në Pejën e vjetër. Deri në vitin 1960 ishte në qendër të qytetit (ndërmjet objektit të komunës dhe postës), mirëpo më pas u dislokua në Sheshin “Haxhi Zeka”, për tu destinuar kohësisht më vonë për Muze etnografik. Konaku i Tahir Beut në gjendjen fillestare në kuadër të saj kishte muret rrethuese të oborrit, që ishin vazhdimësi e konceptit të mureve rrethuese të insulave në antikitet. Posedonte edhe hajatin e shtëpisë mesjetare, si h ...
Kulla e Ali Bajraktarit
Kulla e Ali Bajraktarit Në qendër të fshatit Vranoc , në kuadër të kompleksit të kullave gjendet kulla e atdhetarit të çështjes kombëtare shqiptare Ali Bajraktarit, e cila daton nga gjysma e dytë e shek. XVIII. Ky ndërtim trekatësh (sipas njehsimit popullor) pos vlerës arkitektonike, etnografike posedon edhe rëndësi të veçantë historike. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar, gur lumor të lidhur me llaç dhe me dru. Me kulm nga konstruksioni i drurit, çati katërujore mbuluar me t ...
Kulla e Binak Dinës
Kulla e Binak Dinës-Raushiq-Pejë Në dalje të fshatit Raushiq, ekziston Kulla tre katërshe (sipas njehsimit të popullit) e Binak Dinës, e realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX. Ky ndërtim, banesë e fortifikuar posedonte të gjitha cilësitë e kullave trekatëshe të Rrafshit të Dukagjinit. Kishte funksion të banimit, bazë katrore dhe shtrihej në tri nivele sipas kësaj renditje: Përdhesa është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati më i lartë kishte odën e burrave ...