Bajrakli xhamia
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1441/55
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Bajrakli Xhamia Në bërthamën e Çarshisë së vjetër në Pejë ( ku më parë ishte tregu i hapur, karakteristikë kjo e qyteteve shqiptare) u ndërtua Bajrakli Xhamia. Donator i kësaj xhamie ishte Mehmet Fatihu i cili e financoi edhe Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Xhamia është njëra nga objektet më të rëndësishme sakrale arkitektonike të periodës osmane nga gjysma e dytë e shekullit XV-të (1471). Sipas shënimeve të Kamus Alam kjo xhami është ndërtuar në kohën kur Peja ka qenë Qendra e Flamurit (e Sanxhakut) në lagjën e Sherif Xhamisë. Është objekt klasik monumental me skemë të plotë kompozicionale. Ndërtim një hapësinor i përfunduar me kupolë minare dhe pjesën për rreth. Planimetria e ndërtesës me dimenzione 12m x12 m, ka këtë shtrirje: hajati, salla e lutjeve dhe minarja. Salla e lutjeve mbulohet me kube dhe qëndron mbi sistemin pandantiv. Po ashtu edhe hajati është i mbuluar me tri kube të vogla proporcionale njëra me tjetrën. Në brendinë e sallës së lutjeve veçohet mihrabi, mimberi dhe mahfilli. Struktura e ndërtimit të xhamisë nga pikëpamja e jashtme dhe e brendshme posedon një lloj të veçantë dekorativ. Enterieri veçohet me piktura murale, të cilat përmbajnë elemente të botës bimore, figura gjeometrike dhe citate të ku'ranit. Xhamia karakterizohet edhe për plastikën, skulpturën e imët të saj si dhe për profilizime të portalit kryesor dhe të dritareve. Meqë Bajrakli Xhamia nuk hyn në grupin e xhamive të cilat janë të mbuluara me kulm e tjegulla dhe të mbivendosura në shtylla druri si dhe kolona katrore ose drejtkëndëshe, karakteristikë e saj mbetet kupola e cila është kupolë e tullës e pajisur me qoshe trekëndëshe jo shumë të lartë. Harku i kupolës edhe pse gjashtëkëndorë është i ndërtuar me gurë të latuar që gjendën në qoshet e harqeve dhe kësaj pjese të xhamisë i jep një bukuri të dallueshme. Xhamia e Fatihut, që pejanët e quajnë Xhamia e Bajrakliut ose Çarshisë, për shkak të karakteristikave të veçanta ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe entuziastëve të artit dhe arkitekturës nëpër kohë. Për këtë arsye qysh herët është marrë nën mbrojtjen e shtetit. Si rrjedhojë edhe nuk ka pësuar ndryshime dhe transformime të mëdha. Monumenti me bukurin arkitektonike të jashtme dhe me harmonin e arkitekturës së pjesës së brendshme tregon shembullin e pakrahasueshëm të ndonjë ndërtimi të llojit të tillë në atë kohë. Për këtë arsye vlerësojmë se ka vlera të veçanta arkitektonike, historike dhe artistike. Është ndër xhamit me kuben ( kupolën) më të lartë në Pejë. Paraqet një dëshmi te zhvillimeve kulturore dhe arkitekturore gjatë shekullit XV-të në qytetin e Pejës. Posedon vlera te larta estetike qe përfshinë volume te kombinuara ne eksterier, teknika kualitative të ndërtimit dhe elemente origjinale dekorative te ruajtura si ne eksterier po ashtu edhe në enterierin e saj. Në aspektin komparativ objekt të ngjashëm kemi pasur vetëm në qytetin e Prishtinës. Përderisa kur jemi të ruajtja e autenticitetit, vlerësojmë se bëhet fjalë për një ekzemplar të ruajtur pas restaurimit. Por integriteti i është cenuar me vendosjen e xhamave në hyrje pas restaurimit. Ka qenë dhe është vendtakim i qytetareve te cilët praktikojnë ritualet spirituale dhe fetare. Në kuadër të xhamisë është një kompleks varresh nga të cilat shumica janë me mbishkrime. Midis tyre gjenden ato të shekujve XVI, XVII, XVIII dhe XIX. Brenda këtyre varrezave në anën e djathtë gjenden edhe varrezat e personaliteteve të njohura të kombit, si varri i Haxhi Zekës ai i Ali Pashë Gucisë, si dhe varri i Haxhi Mustafa Beut. Varret kanë edhe nishane dekorative. Pavarësisht se ishte nën mbrojtje, gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999 monumenti është djegur nga forcat serbe. Por pas luftës falë organizatës italiane “Intersos” dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Italisë në vitin 2002 xhamia është restauruar, duke e ruajtur origjinalitetin e saj thuaja në tërësi. 1. Bashkësia Islame e Kosovës: Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë shkurt 1998-qershor 1999, Prishtinë 2000. 2. MKRS-Prishtinë: Trashëgimia e evidentuar e Kosovës, Prishtinë 2005. 3. IMM-Pejë: Monumentet kulturo-historike në Pejë, Pejë 2006. 4. IMM-Pejë: Trashëgimia e evidentuar në Rajonin e Pejës, Pejë 2009, 5. BIP-Pejë: Xhamitë e Pejës, material i përgatitur e përkthyer nga Mr.Muhamed Mavraj 6. Fejaz Dranqolli
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000354
Emri: Bajrakli xhamia
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Qytet - Pejë
Lokaliteti: lagjja "Haxhi Zeka" Pejë
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Qarshia e gjatë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XVI
Të rejat nga trashëgimia
Konaku i Haki Spahiut
Kulla e Sylë Rexhës
Kulla e Ali Bajraktarit
Kulla e Jashar Pashës
Mejtepi i fshatit Llukë e Epërme