Trashëgimia Arkeologjike
Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e evidentuar deri më sot daton që nga parahistoria dhe paraqet një thesar të çmuar. Dëshmitë arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja dhe artefakte të civilizimeve të kaluara të popullsisë autoktone dhe të civilizimeve lindore dhe perëndimore të dokumentuara në hapësirë dhe kohë të përcaktuar. Pjesë përbërëse e këtij thesari janë dëshmitë nga periudha e neolitit, eneolitit, bronzit, hekurit, romake si dhe periudhës së antikës së vonë dhe mesjetës.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Lokaliteti arkeologjik Vindenis ‘Polanicë’
Lokaliteti arkeologjik Vindenis gjendet në arealin e fshatit Gllamnik fare pranë lumit Llap, në komunën e Podujevës. Rëndësia e këtij lokaliteti që i takon periudhës romake (shekujt I-IV) dhe asaj të antikitetit të vonë (IV-VI), u dëshmua me rastin e gërmimeve arkeologjike të realizuar gjatë viteve 1980-86. Ndonëse gërmimet ishin mjaft modeste (u gërmuan gjithsej 534m2 ose vetëm 2% e arealit), ato ndriçuan gjurmë të antikitetit romak ku vlen të theksohen zbulimet e veçanta siç është Mozaiku i ...
Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës
Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës, ishte hulumtuar gjatë vitit 2006 dhe kishte karakter të gërmim-shpëtimit. Lokaliteti pozicionohet në faqen lindore të qafës në trajtë të shalës, fare pranë kalasë së Korishës. Kemi të bëjmë me një vendbanim me një sipërfaqe prej afër 1 hektar dhe me lartësi mbidetare prej 723-728 metër, të shtrirë në një pjerrësi. Ky lokalitet kishte karakter të një fortifikimi që mbrohej nga natyra në një anë dhe ledhet mbrojtëse në anët e tjera. Gërmimet arkeologj ...
Lokaliteti neolitik ‘Gumnishtë’ në Surkish
Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës (Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë. Nuk dihet madhësia e sipërfaqes dhe as shtresëzimi kulturor arkeologjik i saj sepse nuk është kryer ndonjë sondazh i mirëfilltë arkeologjik, por nga materiali i mbledhur arkeologjik, gjatë lëvrimit të tokave bujqësore përreth arealit të saj si dhe nga disa gjetje rasti, mund ...
Lokaliteti neolitik i Reshtanit
Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës (në aksin ku sot kalon autostrada Suharekë-Prizren). Ky lokalitet është hulumtuar në vitet 1966/67, gërmime të cilat kishin karakter sondazhi. Gjatë muajit mars të vitit 2011, një sipërfaqe e konsiderueshme e këtij lokaliteti është incizuar me instrumente gjeofizike dhe po gjatë këtij viti janë zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi që kapte një sipërfaqe prej 250 m². U evidentuan tri horizonte banimi të neolitit të me ...
Lokaliteti Parahistorik (Neolitik) i Runikut
Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtu është dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri. Ky lokalitet arkeolo ...
Lokaliteti Parahistorik Rigjeva në Gllarevë
Lokaliteti arkeologjik i Gllarevës ‘Rigjeva’ gjendet në qendër të fshatit Gllarevë (komuna e Klinës), në krahun e djathë të rrugës Prishtinë- Pejë, e shtrirë në tokat punuese të Rigjevës. Ky lokalitet është identifikuar rastësisht në vitin 1973. Gërmimet e zhvilluara arkeologjike në vitet ‘80 u përqendruan në dy lokacione njëra afër tjetrës, që rezultuan me zbulimin e dy nekropoleve; të varreve me varrosje të lirë dhe të konstruktuara me pllaka gurësh e me bazë të mbushur me guralecë, si dhe të ...
Lokaliteti Romak në Poslishtë: Villa Rustica; Statio; Mansio
Me rastin e ndërtimit të segmentit rrugor të autostradës Prizren-Vërmicë, gjatë vitit 2010, rreth një kilometër në jug të lokalitetit shumë shtresor të Vlashnjes, në anën e majtë të rrugës Prizren–Vermicë, gjegjësisht 150 m në të hyrë të rrugës që të shpie në fshatin Poslishtë; u ndërmorën gërmime me karakter shpëtimi të një lokaliteti të paidentifikuar të kohës romake, por që dihej edhe më parë se ekzistonte; nga gjurmët që janë hasur mbi sipërfaqe të një materiali arkeologjik të datuar në peri ...
Lokaliteti shumë shtresor në Hisarë
Lokaliteti arkeologjik, gjegjësisht, vendbanimi prehistorik i Hisarit ndodhet në anën jugperëndimore të Suharekës, e vendosur në një plato (tarracë) që dominon mbi rrafshin në anën veriore dhe e pozicionuar midis Suharekës në veri dhe Shirokës në jug, në krahun e djathtë të rrugës Suharekë–Prizren. Tarraca ka sipërfaqe të sheshtë eliptike me diametrat 180 x 90 m dhe një sipërfaqe prej rreth 1.1 ha e me lartësi mbidetare prej 422 m. Gërmimet e para në këtë lokalitet janë zhvilluar në disa sezon ...
Manastiri i Kryeëngjujve
Në grykën e Lumbardhit, 2.5 km në jug-lindje të Prizrenit, gjenden gërmadhat e Manastirit të Shën Arhangjelit (Kryeengjujve) të cilin e ndërtoi Stefan Dushan Nemanja më 1343, dhe gërmadhat e një fortese në majën e kodrës pranë saj, që shërbente për mbrojtje. Kompleksi përbëhet prej Qytetit të Ulët, të quajtur në popull si qyteti i Dushanit, dhe Qytetit të Epërm të njohur si Kështjella e Epërme. Qyteti i Poshtëm, pra kompleksi i Manastirit – në bazë të gjurmëve ekzistuese ka qenë një kompleks i ...
Municipium DD
Lokaliteti arkeologjik Municipium DD (Dardanorum), ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, rreth 27 kilometra në veri të Mitrovicës, në komunën e Leposaviqit, e lokalizuar në fshatin Soçanicë dhe me një pozitë të shkëlqyeshme gjeografike, e pozicionuar në mes të grykëderdhjes së lumenjve Ibër dhe Soçanicë në një anë dhe në mes të bjeshkëve të Rogoznës dhe Kopaonikut, në anën tjetër. Zona përreth ishte e pasur me xehe metalike si arë dhe argjend, dhe pikërisht për këto burime natyrore u ngrit nga n ...