Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Shtëpia e Zejnullah Beut
Shtëpia e Zejnullah Beut, ndërtim i shek. XX, me vendndodhje në fshatin Balincë, fshat ky në veriperëndim të Vushtrrisë, karakterizohet me arkitekturën e saj të veçantë që është realizuar në fshat. Shtëpia-kullë kishte destinim banimi. Shtëpia është ndërtuar nga Zjenullah Beu, cili kishte ndërtuar edhe Hamamin e Mitrovicës. Sipas të dhënave nga ana e familjarëve të Banesit dhe fshatarëve ky objekt ishte i destinuar si pushimore e familjes Berisha, (Zejnullah bej Berishës, paraardhës i Hasan Pri ...
Shtëpia e Zekirja Abdullahut -Gjilan
Në qytetin e Gjilanit, afër postës kryesore, gjendet Shtëpia e Zekirja Abdullahut. Shtëpia daton nga fundi i shek. XIX, ka pasur dhe ka funksionin e banimit. Shtëpia ka përdhesen dhe katin e parë, ku çdo ambient ka funksion të caktuar. Në të dy katet janë dhomat e banimit. Ndërtimi i takon tipit shtëpi tradicionale me stil qytetar-shqiptar. Ndërtimi është realizuar me gurë, qerpiçë dhe dru. Kjo shtëpi është ndër shtëpitë më të bukura të qytetit të Gjilanit e cila ka një arkitekturë të veçantë. ...
Shtëpia e Zija beut
Shtëpia e Zija Beut gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjen e vjetër të “Arastës”. Gjendet afër minares “Arasta”, Hamamit dhe Xhamisë së Gazi Mehmet Pashës, Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe shtëpive tradicionale. Shquhet si shtëpia e Emin Zija Beut meqenëse mendohet që ishte një personalitet me status të lartë në shoqërinë e shek. XIX. Në një periudhë të mëvonshme, shtëpia kalon në pronësi të familjes Pehlivani, të cilët gjatë viteve 1936 ia shesin ...
Shtëpia e Zymer Musiqit
Shtëpia me vlera arkitektonike popullore e familjarëve Musiqi dhe Mulaku gjendet në Fshatin Ceceli, Fshat ky i cili emërohet në bazë të shenjtores Sicilia. Është i regjistruar në Muhasebe-i Vilajet-i RUMELI DEFTERI 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Çeçelije. Shtrihet në një luginë, në mes kodrave, në të dy anët e lumit, rreth 14 km në verilindje të Vushtrrisë. Është vendbanim i ndarë në lagje, të tipit të dendur. Fshati ishte çiftllëk i bejlerëve nga Vushtrria, ku çifçi ...
Shtëpia -kullë e Nuhi Bravës-Puset e Nikës
Është njëra prej shtëpive të familjes Brava që në Listë ndodhet si e veçantë për faktin se përmbush disa kritere për t’u marrë në mbrojtje, si kriterin e vjetërsisë, (rreth 100 vjet) atë arkitektonik e historik. Shtëpia është e ndërtuar kryesisht me gurë. Ka të vendosura horizontalisht hatullat si elementë konstruktivë qëndrese. Është katrore, 10 x 10 m. Kulmi i saj është katërujës i lidhur në një pikë, dhe i mbuluar me qeramidhe. Shtëpia është në kat. Në katin përdhes ka dy kthina. Njëra ka shë ...
Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut
Shtëpia e Basri Kryeziut është shtëpi tradicionale qytetare e shekullit XIX, periudhë kur është ndërtuar ky tip i banesave qytetare, në të cilat jetonin klasa më e lartë e popullsisë. Objekti ka shërbyer për banim. Kjo shtëpi i përket tipit me çardak, që është i vendosur në mes të fasadës qendrore në etazhe. Çardaku është i tipit të mbyllur me dritare në formë harkore. Fasadën kryesore e karakterizojnë dritaret e vendosura në varg, si në përdhese ashtu edhe në kat. Materialet e përdorura për ndë ...
Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës
Ky objekt gjendet në vendin e quajtur “Rruga e Çabratit”, në afërsi të zonës historike "Çarshia e Madhe ", në Gjakovë dhe është ndërtuar në shek. XIX. Shtëpia ka shërbyer për banim, kurse kohëve të fundit, pas restaurimit, përdoret si objekt hotelier. Kjo shtëpi i përket banesës qytetare me çardak. Çardaku është i ndërtuar në fasadën kryesore dhe atë në mesin e saj. Çardaku është i vendosur në katin e parë në formë të gjysmërrethit dhe është i tipit të mbyllur dhe përbëhet nga dritaret në tërë p ...
Shtëpia tradicionale e Xhafer Grezdës
Shtëpia e Xhafer Grezdës gjendet në kuadër të kompleksit “Çarshia e Madhe” në Gjakovë. Është shtëpi karakteristike qytetare, ku ka jetuar shtresa më e lartë dhe është e ndërtuar në shek. XIX. Kjo shtëpi gjatë tërë kohës ka shërbyer kryesisht për banim, destinim të cilin e ka edhe sot. Objekti në fjalë i ka dy etazhe. Në përdhese kemi një hajat të hapur dhe dhomën e madhe. Ndërsa në kat kemi dhomën e pritjes me hamamxhik dhe dollapë mirë të ruajtura. Dhoma e pritjes karakterizohet edhe me tavani ...
Tabakhana (përpunimi lëkurës)
Kompleksi i Tabakhanës gjendet në anën e djathtë të Lumbardhit në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes. Lagjja e Tabakhanës ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj. Në fund të shek. XIX në këtë lagje kanë punuar qindra punëtorë për përpunimin e lëkurës (tabakët). Secili prej tyre ka pasur punëtorinë për tharjen e lëkurës, gropat e gëlqeres për zhytjen e lëkurës, tinarët në lum pë ...
Tabhanja
Tabhanja gjendet në vendin e quajtur “Livadhi i Tabhaneve” pranë lumit Krena. Objekti i parë i Tabhanës është ndërtuar në vitin 1650 nga esnafi i tabakëve dhe ky objekt përfaqësonte zejtarët e kohës, të cilët pasi u forcuan në rrafshin ekonomik ndërtuan Urën e Tabakëve dhe Urën e Taliqit. Këto dy ura patën rëndësi jetike për mirëqenien e popullsisë të këtij regjioni, sepse këto ura lidhën Gjakovën me Shkodrën dhe me pjesët e tjera të Perandorisë Osmane. Tabakët si prodhues të lëkurave përmend ...