Shtëpia -kullë e Nuhi Bravës-Puset e Nikës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014



Historiku


Është njëra prej shtëpive të familjes Brava që në Listë ndodhet si e veçantë për faktin se përmbush disa kritere për t’u marrë në mbrojtje, si kriterin e vjetërsisë, (rreth 100 vjet) atë arkitektonik e historik. Shtëpia është e ndërtuar kryesisht me gurë. Ka të vendosura horizontalisht hatullat si elementë konstruktivë qëndrese. Është katrore, 10 x 10 m. Kulmi i saj është katërujës i lidhur në një pikë, dhe i mbuluar me qeramidhe. Shtëpia është në kat. Në katin përdhes ka dy kthina. Njëra ka shërbyer si “shpi” e grave, e tjetra si ahur. Ndërsa në kat ka tri dhoma dhe divanhanen përpara. Divanhania është e ndërtuar me dru dhe e thurur me dërrasa. Shkallët për në divanhane, të cilat njëkohësisht të dërgojnë në korridorin e dhomave të katit janë shkallë të jashtme, të ndërtuara po me gurë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001172


Emri: Shtëpia -kullë e Nuhi Bravës-Puset e Nikës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Hani I Elezit


Qyteti/Fshati: Puset e Nikës


Lokaliteti: Puset e Nikës


Kodi Postar: 71510


Emri i rrugës: Epopeja e UÇK-së



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX