Shtëpia e Zymer Musiqit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021



Historiku


Shtëpia me vlera arkitektonike popullore e familjarëve Musiqi dhe Mulaku gjendet në Fshatin Ceceli, Fshat ky i cili emërohet në bazë të shenjtores Sicilia. Është i regjistruar në Muhasebe-i Vilajet-i RUMELI DEFTERI 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Çeçelije. Shtrihet në një luginë, në mes kodrave, në të dy anët e lumit, rreth 14 km në verilindje të Vushtrrisë. Është vendbanim i ndarë në lagje, të tipit të dendur. Fshati ishte çiftllëk i bejlerëve nga Vushtrria, ku çifçinjtë ishin banorët shqiptarë të këtij fshati, në fillim të fisit Berisha e pastaj familjet që jetojnë sot. Nga të dhënat e familjarëve dhe fshatarëve thuhet se shtëpia ishte e ndërtuar nga mjeshtrit Dibran, si dhe konsiderohet se ishte shtëpia e parë e këtij tipi në këtë trevë, e po ashtu edhe shkolla e parë në këtë rajon. Shtëpia është ndërtuar në fillim të shekullit XVII. Kjo shtëpi shquhet me një arkitekturë me tipare të veçanta. Është e ndërtuar prej materialit të gurit, drurit dhe llaçit të përzier me byk e me kashtë. Shtëpia është e tipit në kat. Kati përdhe i tëri është i punuar nga materiali i gurëve të butë gëlqeror dhe drurit dhe me mure me trashësi rreth 1. Kati i parë është i ndërtuar prej çatmave dhe llaçit të përzier me byk e me kashtë, ndërsa ana veriore e katit të parë prej materialit të gurit dhe drurit. Pullazi i punuar me çatma dhe i mbuluar me tjegulla të vjetra dhe me strehë të dalura jashtë 1m. Shtëpia i ka dy hyrje, hyrja nga ana jugore dhe ajo veriore dhe me shkallë brenda. Të dy hyrjet i kishin nga tri dhoma fjetje, odën, shtëpinë e zjarrit ( kuzhinën), korridorin dhe banjat brenda. Vetëm hyrja nga ana jugore kishte divanhanen të dalur jashtë që përdorej për ndeje verore.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003379


Emri: Shtëpia e Zymer Musiqit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Vushtrri


Qyteti/Fshati: Ceceli


Lokaliteti:


Kodi Postar: 42000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX