Shtëpia e Zejnullah Beut

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021



Historiku


Shtëpia e Zejnullah Beut, ndërtim i shek. XX, me vendndodhje në fshatin Balincë, fshat ky në veriperëndim të Vushtrrisë, karakterizohet me arkitekturën e saj të veçantë që është realizuar në fshat. Shtëpia-kullë kishte destinim banimi. Shtëpia është ndërtuar nga Zjenullah Beu, cili kishte ndërtuar edhe Hamamin e Mitrovicës. Sipas të dhënave nga ana e familjarëve të Banesit dhe fshatarëve ky objekt ishte i destinuar si pushimore e familjes Berisha, (Zejnullah bej Berishës, paraardhës i Hasan Prishtinës). Shtëpia me bazë drejtkëndore dhe me etazhe P+1, me konstruksion meskatesh nga guri dhe dheu, ka të ngritura muret masive në përdhese me gurë, ndërsa në kat me tulla. Shkallët njëkrahëshe nga druri janë të vendosura në mes të objektit. Muret ndarëse të dhomave sot nuk ekzistojnë përveç mbetjeve të trarëve të hatullave të drurit, që na japin të kuptojmë se në katin përdhese ishin tri dhoma, ndërsa në kat dy dhoma dhe një hapësirë ndeje. Hyrja për në shtëpi bëhet nga dera dykrahëshe e hekurt, e dekoruar me roza, e cila është e hapur nga ana veriore e fasadës, dera është e vendosur pas hapësirës së gurit të harkuar me qemer të shkallëzuar, e dekoruar me elemente artistike. Shtëpia karakterizohet për një ndriçim të pasur. Hapësirat e dritareve shihen nga të tri anët e fasadës, përveç në atë perëndimore. Shtëpia në fjalë kishte ndërruar disa herë funksion, andaj edhe janë bërë disa transformime në objekt, siç janë thyerjet e mureve dhe vendosja e grilave në një dritare. Nga mesi i shek. XX shtëpia funksionon si shkollë e fshatit dhe fshatrave përreth, pas disa viteve si stacion policie, e pas viteve ’80 si shtëpi kulturore. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor ishte MKRS-ja.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003272


Emri: Shtëpia e Zejnullah Beut


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Vushtrri


Qyteti/Fshati: Balincë


Lokaliteti:


Kodi Postar: 42000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX