Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014



Historiku


Ky objekt gjendet në vendin e quajtur “Rruga e Çabratit”, në afërsi të zonës historike "Çarshia e Madhe ", në Gjakovë dhe është ndërtuar në shek. XIX. Shtëpia ka shërbyer për banim, kurse kohëve të fundit, pas restaurimit, përdoret si objekt hotelier. Kjo shtëpi i përket banesës qytetare me çardak. Çardaku është i ndërtuar në fasadën kryesore dhe atë në mesin e saj. Çardaku është i vendosur në katin e parë në formë të gjysmërrethit dhe është i tipit të mbyllur dhe përbëhet nga dritaret në tërë perimetrin e tij. Çardaku mbështetet në katër shtylla, të mbështetura në bazament guri me qëllim sigurie nga lagështia dhe në këtë mënyrë në përdhese formon çardakun e hapur që shërben edhe si parahyrje në shtëpi. Fasada kryesore është e kompozuar nga dritaret në rend një pas një, si në përdhese ashtu edhe në etazhe. Të gjitha dritaret i posedojnë edhe elementet e sigurisë nga metali, me elemente standarde dekorative, si në përdhese ashtu edhe në etazhe. Materialet e përdorura për ndërtim janë guri gjysmë i gdhendur, me të cilin janë ndërtuar themelet. Po ashtu, është përdorur edhe materiali i qerpiçit, me të cilin janë ndërtuar muret në sistemin “bondruk”. Konstruksioni i kulmit si dhe ai i ndërkatit janë punuar nga druri i bungut. Druri po ashtu është përdorur për dekorime të llojllojshme si në tavane, dyer, dritare dhe për dollapë të ndryshëm. Mbulesa përbëhet nga tjegullat tradicionale – qeramidhet. Ky objekt nuk ka pasur ndonjë transformim gjatë kohës, por është dëmtuar nga vjetërsia. Kështu që kanë qenë të nevojshme intervenimet konservuese – restauruese, të cilat janë kryer gjatë viteve 2013-2014. Gjatë këtyre punimeve janë sanuar pjesërisht dritaret e dëmtuara dhe streha e objektit, është përmirësuar fasada si dhe janë lyer të gjitha elementet e drurit si në enterier ashtu edhe në eksterier.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000976


Emri: Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjakovë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjakovë


Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë


Lokaliteti: Rruga e Çabratit


Kodi Postar: 50000


Emri i rrugës: Mithat Frashëri



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX