Kompleksi i Mahallës së Marashit
Në anën e majtë të Lumbardhit, rrëzë Kalasë, në pjesën lindore të Prizrenit, gjendet Kompleksi urban “Marash”. Në gjuhën arabe “Marash” d.m.th. vend freskimi. Ky kompleks është i pasur me burimet nëntokësore të ujërave, dhe gurgullimat e ujërave të Lumbardhit. Në kuadër të Kompleksit përveç bukurive natyrore dhe ajrit të pastër gjendet Lisi (Platanus) i vjetër mbi 450 vjet. Ky kompleks është i pasur me trashëgimi arkitektonike që datojnë nga periudha të ndryshme. Në pjesën lindore të saj gjen ...
Kompleksi i Teqesë Sinani
Kompleksi i Teqesë Sinani gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në lagjen e “Terzinjve”. Teqeja e tarikatit Sinani është themeluar nga sheh Ali Efendi Rexhep Koro në vitin 1768, ndërsa pasuesit e tij ishin Sheh Mahmudi, Sheh Aliu, Sheh Ganiu, Sheh Hysejini dhe Sheh Abdyrrahimi. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe rreth 22 ari, ku në pjesën perëndimore gjenden rrënojat e teqesë me semahanen – sallën e lutjeve, hajatin dhe mutfakun – kuzhinën, kurse në anën lindore gjendet tyrbja dhe v ...
Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbane-arkitektonike në aspektin hapësinor është vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike, shoqërore dhe ambientale. Ky kompleks është formuar me ndërtimin e Xhamisë së Gazi Mehmed Pashës, ku pastaj rreth saj janë ndërtuar edhe objekte tjera si ndërtesa e Lidhjes, medreseja, tyrbja, leximorja dhe objektet e banimit. Objektet e banimit janë të fokusuara kryesisht në pjesën jug-perëndimore të kompl ...
Kroi i Binbashit
Kroi Binbashi gjendet në perëndim të zonës historike të Prizrenit, pranë Xhamisë “IljazKuka” dhe ndërtesës së Beledijes. Për kohën e ndërtimit dhe ndërtuesin e tij nuk posedojmë informata të sakta. Informatat që paraqiten në mbishkrimin e shkruar në gjuhën e vjetër osmane tregojnë për donacionin e bërë nga një person ushtarak (Binbashi) në vitin 1902 për restaurimin e kroit. Në bazë të kësaj informate edhe kroi njihet si Kroi Binbashi. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben s ...
Kroi i Beledijës në Sheshin e Lidhjes
Prizreni është i njohur për numrin e konsiderueshëm të krojeve publike. Një ndër krojet më me famë në qytet është edhe Kroi i BELEDIJES. Emrin e ka marr nga vetë objekti i Kuvendit Komunal të Prizrenit, që u ndërtua gjatë periudhës osmane, në shekullin XIX. Kroi është ndërtuar në oborrin e Beledijes, siç quhet në gjuhën turke Kuvendi, gjatë shek. XIX. Kroi gjendej ndërmjet objektit të ,,Beledijes” dhe Xhamisë së Mustafë Pashës. Në këtë vend kroi e kreu funksionin e vet primar nga koha e ndërtimi ...
Kroi i Destan Kabashit
Kroi i Destan Kabashit gjendet në oborrin e shtëpisë së tij, në veri të zonës historike të Prizrenit. Në bazë të fletës poseduese origjinale, kroi është ndërtuar në vitin 1898, në të njëjtin vit kur është ndërtuar edhe shtëpia. Gjatë kohës kur është ndërtuar kroi ka shërbyer për nevojat e pronarëve të shtëpisë dhe gjatë ditës edhe për nevojat e banorëve të lagjes. Sot shfrytëzohet vetëm nga pronarët e shtëpisë. Ka një trajtim të veçantë në aspektin e formës, dimensioneve, teknikës së ndërtimit ...
Kroi i Esma Hanëmit në oborrin e Muzeut Arkeologjik
Kroi i gurit gjendet në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Vendndodhja e tanishme e tij nuk është ajo e kohës së ndërtimit. Në vitin 1975 kroi është zhvendosur nga rruga ”Fehmi Lladrovci” (ish “Çlirimi i Popullit”) për shkak të punimeve infrastrukturore. Për kohën e ndërtimit të kroit nuk posedojmë informata të sakta. Duke u bazuar në të dhënat gojore të trashëguara brez pas brezi ky krua njihej si Kroi i Esma Hanëmit, si donatore e ndërtimit të kroit. Bazuar në analogjinë me krojet e ...
Kroi i Perollëve
Kroi i familjes Perolli gjendet në oborr të shtëpisë, në veri të zonës historike të Prizrenit. Në bazë të mbishkrimit të gdhendur në gurin ballor është ndërtuar në vitin 1846, nga Fejzullah Spahiu, i biri i Shuaip Pashë Spahiut, udhëheqës i Degës së Prizrenit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot ka shërbyer si krua familjar. Kroi përbëhet nga dy pjesë kryesore: vaska e punuar nga guri mermer i bardhë, në formë ovale, e cila karakterizohet për linj ...
Kroi i Qor Agës
Kroi i Qor Agës gjendet në zonën historike të Prizrenit, në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Haxhi Ramadanit (Qor Agës). Periudha e ndërtimit dhe ndërtuesi nuk janë të njohura deri më tani. Pasi që është i mbështetur në murin rrethues të xhamisë në popull njihet si Kroi i Qor Agës. Duke u bazuar në analogjinë me krojet publike të ndërtuara në Prizren, formën, materialet dhe teknikat e ndërtimit supozohet se edhe ky krua daton nga fundi i shek. XIX. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri ...
Kroi i Shatërvanit
Në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës gjendet kroi i “Shatërvanit”. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës ). Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Guacat për përcjelljen e ujit ...