Kroi i Perollëve
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Kroi i familjes Perolli gjendet në oborr të shtëpisë, në veri të zonës historike të Prizrenit. Në bazë të mbishkrimit të gdhendur në gurin ballor është ndërtuar në vitin 1846, nga Fejzullah Spahiu, i biri i Shuaip Pashë Spahiut, udhëheqës i Degës së Prizrenit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot ka shërbyer si krua familjar. Kroi përbëhet nga dy pjesë kryesore: vaska e punuar nga guri mermer i bardhë, në formë ovale, e cila karakterizohet për linjat harkore të gdhendura me mjeshtëri dhe hapësirat për rrjedhje të ujit, dhe pjesa ballore, e punuar gjithashtu nga guri mermer i bardhë me bazë drejtkëndëshe dhe maje në formë të valëzuar harkore. Guri ballor dallohet me trajtimin e lartë artistik, ku vlen të theksohet dekorimi floral dhe gjeometrik që përfundon me një tufë gjethesh të stilizuara, të punuara në reliev. Krahas dekorimeve në gurin ballor është i gdhendur mbishkrimi kaligrafik në gjuhën osmane, ku janë shënuar të dhënat për donatorin dhe vitin e ndërtimit. Ky krua me formën, përmasat, teknikën e ndërtimit dhe trajtimin e lartë artistik paraqet një shembull të veçantë të krojeve familjare të ndërtuara gjatë shek. XIX në Prizren.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 004136
Emri: Kroi i Perollëve
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti:
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: “Sahat Kulla”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Shtëpia e familjes Arapi

Shtëpia e Shehzades

Minarja e Arasta xhamisë
Shtëpia e familjes Paçarizi
Kroi i Destan Kabashit