Kroi i Esma Hanëmit në oborrin e Muzeut Arkeologjik
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 384/77
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Kroi i gurit gjendet në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Vendndodhja e tanishme e tij nuk është ajo e kohës së ndërtimit. Në vitin 1975 kroi është zhvendosur nga rruga ”Fehmi Lladrovci” (ish “Çlirimi i Popullit”) për shkak të punimeve infrastrukturore. Për kohën e ndërtimit të kroit nuk posedojmë informata të sakta. Duke u bazuar në të dhënat gojore të trashëguara brez pas brezi ky krua njihej si Kroi i Esma Hanëmit, si donatore e ndërtimit të kroit. Bazuar në analogjinë me krojet e tjera publike të ndërtuara në Prizren, supozohet se ky krua i takon pjesës së dytë të shek. XIX. Kroi gjatë kohës sa ka qenë i vendosur në rrugë ka shërbyer si krua publik i lagjes. Kurse tani shërben si eksponat dhe krua njëkohësisht. Kroi është punuar me gurë gëlqerorë të gdhendur me madhësi të ndryshme. Planimetria e tij është katrore që përfundon me një kurorë të profiluar thjeshtë, mbi të cilin është mbulesa (turbani) e punuar prej dy pjesëve në formë piramidale të punuar me gurë të gdhendur të profiluar. Në maje të kulmit është vendosur një gjyle metalike. Pjesa e ballores është gdhendur në formë të një kornize të profiluar brenda së cilët gjendet nisha, ku duhet të kishte qenë e vendosur pllaka e mbishkrimit. Vaska është njëpjesëshe e punuar po ashtu prej guri gëlqeror. Gjatë zhvendosjes së kroit në vendin aktual është ndryshuar lartësia e saj origjinale dhe në vend të tri hapjeve për depërtim të ujit është bërë vetëm një.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002922
Emri: Kroi i Esma Hanëmit në oborrin e Muzeut Arkeologjik
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Në oborrin e Kullës së Sahatit
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: “Sahat Kulla”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Shtëpia e Adem-aga Gjonit
Xhamia e Myderriz Ali Efendiut
Shtëpia e Katarina Josipit

Kisha e Shën Spasit

Teqja Halveti