Kroi i Shatërvanit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 04.04.2003
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës gjendet kroi i “Shatërvanit”. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës ). Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Në fund të shek. XIX mbi kroin e Shatërvanit ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke, për të cilën na vërteton një fotografi që gjendet në dokumentacionin e QRTK-së së Prizrenit . Kroi i Shatërvanit ndodhet në mes të Sheshit Shatërvan, me pozitën e saj karakteristike, formën dhe dekorimet paraqet njërin prej simboleve të qytetit dhe njëherësh edhe Kroin më karakteristik të ruajtur deri në ditët e sotme. Në vitin 2013 në kuadër të projektit “Restaurimi dhe rehabilitimi i katër krojeve në Prizren” Kroi i Shadërvanit është restauruar. Ky projekt është hartuar nga QRTK Prizren dhe është financuar nga UNESCO – zyra për Ballkan.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000428
Emri: Kroi i Shatërvanit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Shatërvan
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: Sheshi i Shatërvanit
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XVII
Të rejat nga trashëgimia
Kroi i Binbashit
Mulliri në Tabakhane
Shtëpia e Katarina Josipit
Shtëpia e Adem-aga Gjonit
Xhamia e Ahmed Beut