Kroi i Destan Kabashit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 386/77
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Kroi i Destan Kabashit gjendet në oborrin e shtëpisë së tij, në veri të zonës historike të Prizrenit. Në bazë të fletës poseduese origjinale, kroi është ndërtuar në vitin 1898, në të njëjtin vit kur është ndërtuar edhe shtëpia. Gjatë kohës kur është ndërtuar kroi ka shërbyer për nevojat e pronarëve të shtëpisë dhe gjatë ditës edhe për nevojat e banorëve të lagjes. Sot shfrytëzohet vetëm nga pronarët e shtëpisë. Ka një trajtim të veçantë në aspektin e formës, dimensioneve, teknikës së ndërtimit dhe trajtimit artistik. Kroi përbëhet nga dy pjesë kryesore: vaska e punuar nga guri gëlqeror monolit, me trajtë ovale, e cila karakterizohet për linjat harkore të gdhendura me mjeshtëri dhe hapësirat për rrjedhje të ujit. Pjesa ballore është e punuar gjithashtu nga guri gëlqeror monolit me bazë drejtkëndëshe dhe maje harkore. Guri ballor dallohet me trajtimin e lartë artistik, ku vlen të theksohet dekorimi me motive florale, i punuar me teknikë tradicionale të gurgdhendjes. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më tani, kroi ka mbetur në vendin fillestar me disa adaptime të vogla. Ky krua me formën, përmasat, teknikën e ndërtimit dhe trajtimin e lartë artistik paraqet një shembull të veçantë të krojeve familjare të ndërtuara në fillim të shek. XX në Prizren.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002923
Emri: Kroi i Destan Kabashit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Në oborrin e shtëpisë së Vahid Kabashit
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: “Selajdin Braha”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Nishani i Suziut
Shtëpia e familjes Rekathati
Tyrbja e Musa Efendiut
Shtëpia e Zija beut
Kërëk xhamia -Namazxhah