Shatërvani i vjetër
Shatërvani i qytetit gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rr. “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihi” në oborrin e Xhamisë së Çarshisë, përkatësisht në anën perëndimore të objektit të Muzeut të Kosovës. Ky shatërvan i dekoruar nga mermeri paraqet objektin e vetëm publik të llojit të këtillë në Prishtinë i cili ka mbijetuar deri më sot. Në bazë të llojit të ndërtimit dhe dekorimit prej mermeri, mund të thuhet se shatërvani është ndërtuar në fund ...
Shkolla e parë shqipe
Ndërtesa e shkollës së parë shqipe gjendet në pjesën perëndimore të qendrës historike të Prishtinës, në trekëndëshin që e formojnë rrugët “Trepça” dhe “Ilir Konushevci”. Ndërtesa me etazhitet P+1 është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga Avdurrahman Pasha, shqiptar nga Prishtina. Në vitin 1880 është djegur, por është rindërtuar prapë nga djemtë e Avdurrahman Pashës. Më 1908, në këtë ndërtesë hapet gjimnazi (Idadije) që kishte rreth 250 nxënës shqiptarë. Pas Luftës së Dytë Botërore një ko ...
Shkolla fillore "Elena Gjika"
Ndërtesa e shkollës fillore 'Elena Gjika' gjendet në këndin që lidhë rrugën 'Zenel Salihu' dhe rrugën ish 'Emin Duraku', që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fillore “Elena Gjika” është ndërtuar në fillim të shek. XX me një stil të ndikuar nga arkitektura austro-hungareze. Është ndërtuar në mënyrë tradicionale me sistem të konstruksionit masiv. Kombinimi i hapjeve katrore dhe harkore në fasadë e bëjnë të veçantë këtë ndërtesë në këtë hapësirë urbane të qyte ...
Shtëpi banimi - Ish Akademia e Shkencave dhe e Arteve - Kosovë
Shtëpia daton që nga shek. XIX dhe paraqet shembull të rrallë të arkitekturës së vjetër qytetare të banimit. Të dhënat flasin se shtëpia ishte njëra prej bujtinave të shumta në Prishtinë. Ishte pronë e Tefik Rushit Mirashit dhe e familjes Domaniku. Gjatë viteve 1964-1965 për shkak të dëmtimeve të mëdha objekti në tërësi është rikonstruktuar me material të ri. Gjatë këtyre intervenimeve janë bërë disa ndryshime për shkak të funksionit të ri (shkallët hyrëse, muret ndarëse), qerpiçët janë zëvendë ...
Shtëpi banimi - Luan Rudi
Shtëpia e Luan Rudit i përket fundit të shek. XVIII-të dhe gjendet në rrugën 'Tringë Smajli' në qendër të Prishtinës. Funksioni fillestar ishte destinim banimi, mirëpo gjatë kohës përdhesja është shndërruar në hapësirë afariste, përderisa kati shfrytëzohet ende për banim. Ndërtesa paraqet një shembull tipik të shtëpisë qytetare P+1 e tipit me çardak të mbyllur, erker të theksuar nga rruga, mure prej qerpiçi me trashësi 70cm dhe 30cm. Konstruksioni i dyshemesë është me trarë të drurit mbuluar me ...
Shtëpi banimi - Muhamet Hasani
Në Komunën e Prishtinës, në fshatin Keqekollë, gjendet shtëpia e banimit njëkatëshe e ndërtuar në shek. XVIII, që i takon tipit të banesave me kat me qoshk qendror të mbyllur. Shtëpia është vendosur në terren të pjerrët. Kati përdhese është një hapësirë e ndarë në dy kthina, hyrja harkore e së cilës është e punuar nga guri theksohet nga qoshku në kat. Në pikëpamjen kompozicionale, pos qoshkut që mbështetet në dy shtylla druri, shtëpia veçohet me një çardak që shtrihet përgjatë gjithë fasadës gja ...
Shtëpi banimi (IMMK)
Shtëpia ku sot është i vendosur Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX. U ndërtua nga Maliq Pasha, një zotëri feudal nga Kosova, dhe sot është në mbrojtje të shtetit, si një ndër shembujt më interesantë të tipologjisë së arkitekturës qytetare të banimit në Kosovë. Në dekadat e fundit të shek. XIX në shtëpi ka qenë e vendosur administrata e parë e Vilajetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë aty ka funksionuar edhe shtypshkronja e tyre. Në vitin 1957 ...
Shtëpi banimi e Hyjnilerëve
Shtëpia e Hyjnilerëve i përket tipit të shtëpive qytetare të ndërtuara kah fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XX. Pjesa qendrore e shtëpisë është divanhanja në të cilën arrihet prej përdheses përmes shkallëve gjysmë rrethore nga druri. Divanhanja paraqitet në pjesën e nxjerrë në këndin e fasadës kryesore. Nga divanhanja hyhet në të gjitha dhomat me formë drejtkëndëshe. Ndërtesa ka dy etazhe, përdhesen dhe katin, pjesërisht me konstruksion të drurit të mbushur me qerpiçë. Pjesa kryesore e fa ...
Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)
Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA, gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave, statu ...
Trafo e rrymës
Trafo e rrymës e ndërtuar në shek. XX. Është ndërtesë në funksion të nënstacionit si pjesë përbërëse e sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Kjo trafo e rrymës gjendet në qendrën historike të Prishtinës, në lagjen “Tophane”. Ndërtimi i takon periudhës së modernizmit dhe është e murosur me tulla të plota prej argjile me kënde të projektuara jashtë për 5 cm. Trafoja është e mbuluar me kulm katërujor të përbërë prej katër kulmareve me mur kallkan dhe tetë faqe ...