Enti për punësim
Enti për Punësim (Qendra Rajonale për Punësim – Mitrovicë) Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU-së në Mitrovicë gjendet ndërtesa e njohur në popullatë si ndërtesa e Entit të Punësimit. Objekti u ndërtua në vitet ’30 të shek. XX. Objekti u ndërtua nga familja Deva me destinim banimi për familjarët Deva, të cilët nuk arritën ta shfrytëzojnë për kohë të gjatë. Prona në fjalë u konfiskua nga Komuna në vitet ’50 të shek. XX dhe që nga ajo kohë ajo u destinua për shërbime administrative ...
Hotel "Jadran"
Ndërtesa e Ish Hotel “Jadran”, ndodhet në qendër të qytetit, në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo ndërtesë është e ndërtuar në vitin 1928. Objekti është investim i familjes pasanike Zharkoviq nga Mitrovica. Në fillim objekti ka funksionuar si hotel, pastaj si objekt administrativ i N.T. LUX, kurse më pas si bibliotekë e qytetit. Sot objekti është privatizuar dhe përdhesa e objektit kryen funksion afarist. Objekti ka karakter publik urban dhe është me etazhitet B+P+1. Ndërtesën ...
Kisha Katolike "Shën Pjetri"
Bazilika - Kisha Katolike – Shën Pjetri gjendet rreth 9 km në lindje të qytetit të Mitrovicës, në Stan-Tërg, komuna e Mitrovicës. Kisha katolike Shën Pjetrit është monument sakral. Është ndërtim i shek. XIII. Gërmadhat e kishës paraqesin një pamje mjaft pitoreske, në një peisazh malor shumë të bukur, me gjurmë mjaft të dukshme të aktiviteteve minerale. Është e ndërtuar për nevojat e komunitetit katolik dhe për herë të parë përmendet më 1303, atëherë kur përmendet edhe Trepça për të parën herë. ...
Kisha Katolike në Vinarc të epërm
Në fshatin Vinarc, i cili gjendet 7-8 km larg Mitrovicës, gjendet Kisha Mortore, e ndërtuar (sipas disa hulumtimeve të papublikuara) në shek. XVIII nga mjeshtrit vendorë, me materiale vendore, për nevojat e komunitetit vendor katolik. Kisha Mortore në Vinarc shërbente për ritet e varrimit. Shfrytëzohej nga besimtarët e komunitetit katolik. Ky komunitet në periudha të ndryshme kohore është përkujdesur dhe e ka mirëmbajtur kishën. Kisha ndihmëse – varrore, së bashku me varreza në Vinarc, ...
Kulla e Asllan Tupellës
Në lagjen e “Tupellëve” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Asllan Tupellës. Sipas të dhënave të marra nga Ferat Asllan Tupella (1947) thuhet se kullën e ka ndërtuar Ahmet Tupella (babai i Asllanit), në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Ka shërbyer si shkollë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Kati përdhese ka shërbyer si mësonjëtore. Hapësira e katit është e pandarë në krahasim me kullat e tjera. Më ...
Kulla e Imer Imerit
Kulla e Ymer Ymerit gjendet në “Mëhallën e mesme” të fshatit Rahovë, fshat ky që shtrihet në zonën e Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës. Kulla është ndërtuar në fundin e shek. XIX. Hapësira ku ndodhet kulla ishte një kompleks i përbërë nga tri objekte të tipit kullë, dy me funksion banimi dhe njëra, pra, kjo që sot arriti t’i rezistojë kohës, kishte funksionin e odës së burrave (konak/bujtinë). Sipas të dhënave të marra nga familjarët, kulla/oda e burrave ishte kullë ku mbaheshin kuvendime ...
Kulla e Sali Kajtazit
Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sali Kajtazit. Sipas të dhënave të marra nga Xhafer (Ramë) Kajtazi, vëllai i Salihut, thuhet se kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga Abaz Kajtazi (gjyshi i Salih Kajtazit). Kulla me etazhe P+1 ka funksion banimi. Në të dy etazhet janë nga katër dhoma. Shkallët e zgjatura nga përdhesja për në kat janë nga guri. Në kat ndodhen edhe dy hamamxhikë dhe këto ka ...
Kulla e Sefedin Zasellës
Në terrenin me rënie të lehtë në lagjen e “Abazëve” në fshatin Zasellë, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla dykatëshe (sipas njësimit në popull) e Sefedin Zasellës. Sipas të dhënave të marra nga Ibrahim Sefedin Abazi, kjo kullë është ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, dhe është ndërtuar në të njëjtin vit kur është ndërtuar Kazerma e Vjetër në Mitrovicë, e që i takon shek. XIX. Kulla ka funksion banimi. Kati përdhese ka dy hapësira për përgatitjen e ushqimit gjatë ditës, dhe një hapësirë për ruajtj ...
Kulla e Tupellëve
Jo larg qendrës së qytetit, në rrugën “Marie Shllaku”, pa numër, gjendet objekti profan urban, kulla me etazhitet P+1, në popull e njohur si Kulla e Tupellëve. Kulla është ndërtuar nga Haxhi Fazli Tupella, në dekadën e dytë të shek. XX. Ndërtimi i kullës zgjati 4 vite, nga viti 1918 deri në vitin 1922. Materiali guror u sigurua nga fshati Zasellë, nga vendi i ashtuquajtur "Livadhi i cekllit". Kulla kishte funksion të banimit. Përveç disa intervenimeve në enterier, në aspektin funksional, objekt ...
Kulla ne Zhazhe - Kulla e Hajzer Ahmet Pecit
Në lagjen “Smaka” të fshatit Zhazhë, komuna e Zveçanit, gjendet kulla e Hajzer Ahmet Pecit. Fshati Zhazhë nga qyteti i Mitrovicës gjendet në distancë 10 km, ndërsa nga komuna e Zveçanit 7 km. Kulla e Hajzer Ahmet Pecit është ndërtuar në fillim të shek. XX. Kulla ka etazhe P+1. Materiali i drurit për ndërtimin e kullës është marrë në vendin e quajtur “Radefc”, i cili gjendet mes fshatit Serbovac dhe fshatit Zhazhë. Ndërsa materiali i gurit është marrë në vendin e quajtur “Majdan” që ndodhet ...