Hotel "Jadran"
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Ndërtesa e Ish Hotel “Jadran”, ndodhet në qendër të qytetit, në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo ndërtesë është e ndërtuar në vitin 1928. Objekti është investim i familjes pasanike Zharkoviq nga Mitrovica. Në fillim objekti ka funksionuar si hotel, pastaj si objekt administrativ i N.T. LUX, kurse më pas si bibliotekë e qytetit. Sot objekti është privatizuar dhe përdhesa e objektit kryen funksion afarist. Objekti ka karakter publik urban dhe është me etazhitet B+P+1. Ndërtesën e karakterizon stili secesionist, me planimetri në formë të shkronjës “L”. Dominon vëllimi qendror i fasadës së ndërtesës, e realizuar në vendtakimin e dy krahëve të ndërtesës, në formë harkore, dhe me realizim të kulmit në formë shatorri rrethor. Dominimi i hyrjes në kënd të ndërtesës, të potencuar me dy shtylla si dhe me ballkonin harkor në kat, të vetmin në tërë ndërtesën, krahas vendosjes dhe dominimit të objektit në kryqëzimin e rrugëve në qendër të qytetit, ofron përshtypjen e realizimit të suksesshëm të veprës arkitektonike. Ndërtesa ishte realizuar për të kryer funksione shërbyese hotelerie, si kërkesë dhe nevojë e kohës. Sipas etazheve, bodrumi ishte i destinuar për hapësirat ekonomike, përdhesa shërbente për ofrim të shërbimeve hotelerie, ndërsa kati kishte destinim për fjetje. Materialet e ndërtimit janë tradicionale, gur, tulla të argjilës së pjekur, prodhim vendor i fabrikës së pronarit dhe konstruksionet nga druri. Dominon mbulesa e kulmit me tjegulla të falcuara të argjilës së pjekur, ndërsa kulmi i vëllimit harkor dhe disa elemente tjera janë të mbuluar me pllaka të petëzuara të bakrit. Objekti gjatë kohës ka pësuar transformime kryesisht në fasadën e përdheses – ndryshimi i numrit dhe formës së hapjeve. Objekti sot është gjendje relativisht të mirë. Deri në ditët e sotme, objekti kryesisht ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit dhe kjo veçanërisht shihet mirë në fasadat ballore të objektit. Në dhjetor 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS. Ne vitin 2017, pronaret e objektit kane kontraktaur marreveshje me palen per ti dhene destinim gastronomie katit perdhese. Paraprakisht eshte hartuar projekti per nderhyrje ne enterier, sanimet ne fasade si dhe freskimi i ngjyres na fasaden veriore dhe ate jug-perendimore. Pas aprovimit te projektit per destinimin ne fjale, jane realizuar punimet per te vazhduar me funksionalizim nga muaji Qershor 2017... Mirembajtja eshte relativisht e mire.