Kisha paleokristiane në Nikadin
Fshati Nikadin, tashmë pothuajse paralagje e qytetit të Ferizajt, gjendet vetëm 2 kilometra në jug të saj, i pozicionuar në një tokë shumë të plleshme bujqësore. Gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX, janë evidentuar gjurmë sipërfaqësore të mbase ndonjë kompleksi të vilave romake. Megjithatë, gjatë rregullimit të oborrit të një shtëpie në arealin e këtij lokacioni, rastësisht u zbulua një artefakt shumë i rrallë dhe mbase unik për trevën e Kosovës. Kemi të bëjmë me një kapak sarkofagu-(sarc ...
Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit
Duke u mbështetur në gjurmët e rrënojave dhe themeleve që u vërejtën në këtë lokalitet mund të thuhet se kemi të bëjmë me një objekt kulti të periudhës paleokristiane të shekujve V-VII. Muret, gjegjësisht themelet, janë të përbëra nga gurët gjysmë të punuara dhe të lidhura me llaç të cilësisë së mirë. Matjet paraprake rezultojnë një objekt me një shtrirje 16 m lindje-perëndim dhe 12 m veri-jug. Gurët janë të përmasave të ndryshme: 25x40 cm, 20x50 cm, 30x65 cm etj. Areali ku shtrihet ky objekt gj ...
Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët
Në vitin 1988, në fshatin Nerodime e Ultë, e pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimin e një kompleksi prej një vile të antikës së vonë, me atrium dhe mozaik polikromi, gjeometrik dhe figural i dyshemesë. Faza e parë i përket shek. IV, kurse rindërtimi dhe mbindërtimi i takon shek. V-VI. Mozaiku u zbulua në dyshemenë e një dhome drejtkëndore me absidë, mbase që ka shërbyer si trikli ...
Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Varosh
Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Bazuar në materialin e lëvizshëm arkeologjik, kryesisht zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore, në këtë lokalitet dëshmohen gjurmët e një vendbanimi të hapur tipik neolitik të dy kulturave, të Starçevës dhe të Vinçës. Indikacione për strukturat e nëndheshme apo gjurmë të “banesave” neolitike u zbuluan me rastin e disa incizi ...
Lokaliteti arkeologjik 'Tuma-Gur'-Nekropol romak
Fshati Zaskok gjendet rreth 3 km në jug-perëndim të qytetit të Ferizajt. Lokaliteti arkeologjik i identifikuar si TUMA-GUR gjendet pranë shkollës së vjetër si dhe pranë Zyrës së Vendit të fshatit Zaskok. Në vitin 1981 janë bërë gërmime sondazhi nga Muzeu i Kosovës. Me këtë rast, këtu u zbulua një nekropol i periudhës romake, përkatësisht u zbuluan 4 varre me djegie dhe konstruksione të ndryshme varrore. Gjetje tjera janë: disa enë të qelqit, 3 amfore të qeramikës si dhe fibula e argjendit. Këto ...