Shtëpia e Selim Bakijës
Shtëpia e Selim Bakijës gjendet në rrugën “Skënderbeu” në lagjen e quajtur “Çarshia e Vogël”. Objekti është ndërtuar në vitin 1910. Ky objekt ka shërbyer si shtëpi banimi. Ky objekt ka rëndësi të madhe historike sepse këtu u lind heroi kombëtarë i LNÇ-së – Mustafa Bakija. Ky objekt ka vlera të mëdha arkitektonike të shtëpisë tipike tradicionale qytetare. Shtëpia është e ndarë në dy pjesë, ku njëra është rindërtuar dhe nuk ka mbetur asgjë nga origjinali, përveç një pjese të strehës në anën verio ...
Tërësia Urbanistike Çarshia e Madhe
Tërësia urbanistike e Çarshisë së Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore. Ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe. Sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar. Të gjitha ngjarjet që lidhen me qytetin e Gjakovës lidhjen e kanë me zhvillimin e Çarshisë së Madhe. Karakteristikë arkitektonike është ndërtimi i saj, stili i ndërtimit është tradicional, me material vendas: gurë, dru, qe ...
Ura e Terziut
Ura e Terziut gjendet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren mbi lumin Erenik. Ura është ndërtuar në shek.XVIII nga Esnafi i Terzive në Gjakovë. Objekti përmban në veti elemente të një monumenti kulture me vlera historike, sociale, artistike, arkitektonike dhe kulturore. Ura ka pasur rëndësi të madhe ekonomike sepse ka bërë lidhjet tregtare në mes të vilajeteve brenda Perandorisë Osmane. Vlera arkitektonike e kësaj ure qendron në faktin se është ndërtuar nga gurët vendas dhe përbëhet ...
Çarshia e Jupave
Kompleksi “Çarshia e Jupave” gjendet në "Çarshinë e Madhe" të qytetit të Gjakovës. Objekti fillimisht është ndërtuar nga familja Batusha në shek. XVIII. Më vonë ka kaluar në pronësi të familjes Buza. Pas Luftës së Dytë Botërore sistemi komunist ia konfiskon pasurinë familjes Buza dhe ia dhuron familjes Petroviç. Më vonë, familja Petroviç kullën e vjetër me 16 ari e ndan në dy pjesë dhe ia shet familjes Jupa dhe Kusari. Kulla e vjetër ka qenë në tri kate dhe është djegur tërësisht gjatë luftës së ...
HANI I HARAQISË
Kompleksi Hani i Haraqisë gjendet në afërsi të Xhamisë së Hadumit, kjo dëshmon për vjetërsinë e këtyre objekteve. Objektet pjesën më të madhe të kohës kanë shërbyer si bujtinë (hotel), ku udhëtarët kanë ardhur në qytet për tregti, kanë fjetur, janë ushqyer dhe në oborrin e objektit (karvansarajet) i kanë lënë kafshët, që i kanë përdorur për transport. Ami Bue përmend në vitin 1835 hanin e bukur të Haraqisë dhe të Islam Agës në Gjakovë. Mylleri më 1838 përmend hanin dhe karvansarajin e madh të G ...
KISHA KATOLIKE E SHËN ANTONIT (SHËN NDOUT)
Kisha e Shën Ndout gjendet në "Rrugën e katolikëve”, përballë Kishës së Shën Palit dhe Shën Pjetrit, në Gjakovë. Kisha e parë ishte ndërtuar më 1882 dhe quhej Kisha e Patër Milës, por ajo u shkatërrua më vonë. Më 1931, Patër Lorenc Mazreku e ndërtoi në të njëjtin vend kishën e sotme. Kjo kishë u quajt "Shënjtorja e Shën Antonit të Padovës" ose ndryshe "Kisha e Shën Ndout". Kjo kishë u rinovua disa herë, me ç'rast iu bashkëngjitën edhe konaqet, zyrat, nyjat sanitare, por duke iu përmbajtur arkit ...
Kulla e Ahmet Islamit
Kulla gjendet në fshatin Dujakë të Gjakovës dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Kulla është tipike e Rrafshit të Dukagjinit, që do të thotë se ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Stili i ndërtimit është tradicional. Kjo kullë përbëhet nga dy etazhe, përdhesja që ka shërbyer për bagëti, si ahur, dhe kati i parë që në popull njihet si kati i robnisë, gjegjësisht i familjarëve. Kati i parë i kullës përbëhet nga oda e burrave me vatër brenda dhe abdes-hanen në korridor. Kulla është ndërtuar nga ...
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut
Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut gjendet në kompleksin e quajtur ”Bregu i Sarajeve”, në bërthamën e “Çarshisë së Madhe”, e ndërtuar rreth shek. XVIII-XIX. Gjatë themelimit të qytetit të Gjakovës, pas ndërtimit të disa objekteve vitale, ka filluar ndërtimi i kompleksit ”Bregu i Sarajeve”, gjatë shek. XVII-XVIII. Në këtë kompleks kanë qenë tri kulla të vjetra përballë kullës së Tahsum Kryeziut, të cilat janë shkatërruar gjatë luftërave ballkanike (1910-1912). Kullat e shkatërruara fillimisht kanë lu ...
Kulla e Avdullah Pashë Drenit
Kulla e Avdullah Pashë Drenit gjendet në hyrje të Çarshisë së Madhe, në afërsi të cilës ndodhen edhe Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Teqeja e Sheh Eminit, Shtëpia e Sulejman Vokshit, Kulla e Koshit, Varri i Maxharr Pashës, që përbëjnë një ansambël të çmuar të trashëgimisë kulturore. Kjo kullë supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1790 dhe ka shërbyer si shtëpi banimi dhe fortifikatë (këtë e dëshmon numri i madh i frenxhive në të tre katet e kullës). Kulla simbolizon një ndër ngjarjet më të rëndë ...
Kulla e Hysni Koshit
Kulla e Hysni Koshit gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe, afër këtyre monumenteve: Teqeja e Sheh Ruzhdisë, Lapidari i Lidhjes së Prizrenit, Kulla e Sylejman Vokshit, Kulla e Avdullah Pashë Drenit. Objekti është ndërtuar nga fundi i shek. XIX viti 1870, si vepër e arkitekturës popullore, kullës fortifikuese, karakteristikë kjo e rrafshit të Dukagjinit. Është ndërtuar nga mjeshtrit vendas shqiptarë dhe ka karakteristikë të veçantë arkitektonike duke paraqitur një variant të posaçëm të rraf ...