Shtëpia e Selim Bakijës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: E.K.nr.890/50 ,dat.08.08.1950
Historiku
Shtëpia e Selim Bakijës gjendet në rrugën “Skënderbeu” në lagjen e quajtur “Çarshia e Vogël”. Objekti është ndërtuar në vitin 1910. Ky objekt ka shërbyer si shtëpi banimi. Ky objekt ka rëndësi të madhe historike sepse këtu u lind heroi kombëtarë i LNÇ-së – Mustafa Bakija. Ky objekt ka vlera të mëdha arkitektonike të shtëpisë tipike tradicionale qytetare. Shtëpia është e ndarë në dy pjesë, ku njëra është rindërtuar dhe nuk ka mbetur asgjë nga origjinali, përveç një pjese të strehës në anën veriore. Pjesa tjetër që i takon pronarit Sutki Bakija ka pësuar ndryshime më të vogla dhe i është adaptuar jetës bashkëkohore. Është me interes të ceket se këtë shtëpi e karakterizon një lidhshmëri e kthinave, një pasuri ornamentesh të ruajtur mjaft mirë dhe streha me gjatësi 2,20 m, e cila është po ashtu e ruajtur në pjesën e familjes Bakija.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002743
Emri: Shtëpia e Selim Bakijës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë
Lokaliteti: Çarshia e Vogël
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: “Skënderbeu”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XX
Të rejat nga trashëgimia
Teqja e Shejh Banit
Nekropoli i tumulave të Rogovës
MEDRESA E MADHE
Kulla e Ahmet Islamit
XHAMIA E MAHMUT PASHËS