Xhamia në Vllahi
Në fshatin Vllahi, i cili ndodhet 20 kilometra në veri të Mitrovicës, gjendet xhamia e Vllahisë. Me përhapjen e fesë islame filloi të paraqitet edhe kultura dhe arti islam. Në arkitekturën e xhamive arti islam ishte mjeti kryesor shprehës. Çdo shprehje artistike e realizuar si në konstruksion ashtu edhe në elemente funksionale kishte edhe karakter artistik. Xhamia e fshatit Vllahi është ndërtuar në shek. XIX nga donatori Hajzer Vllahija. Xhamia është në funksion dhe është mjaft e freku ...
Xhamia e Mazhiqit me Varre
Në rrugën Mitrovicë – Podujevë, në kilomertrin e trembëdhjetë, larg Mitrovicës, në fshatin Mazhiq gjendet Xhamia me Varre e njohur me emrin Xhamia e Trepçës. Xhamia e Trepçës me varrezat, paraqet mbeturinat e qytetit të braktisur dhe të vdekur që nga periudha e pushtimit osman. Sigurisht që nga kjo kohë daton kjo Xhami. Në fillim mund të ketë qenë si mesxhid e më vonë të jetë e shndërruar në xhami. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas shënimeve turke, xhamia është ndërtuar nga Mu ...
Teqja e Jonuz Efendisë
Teqeja e Junuz Sabri efendiut, ndodhet në fshatin Suhodoll i Poshtëm, 5 km larg nga Mitrovica. Junus Sabri efendiu (1848-1909), pas kthimit nga shkollimi dhe studimi i Melamet-it në Stamboll, e ndërtoi teqenë, në Suhodoll të Poshtëm. Në këtë teqe, pas emërimit Junus Sabri efendiu shërbeu deri sa ndërroi jetë. Në Teqe, Junus Sabri efendiu hap edhe shkollën (mektebin) për fëmijët e fshatit Suhodoll, fëmijët e Mitrovicës dhe fshatrat fqinjë. Nxënësit, Junus Sabri efendiu i mësonte edhe shqip, pë ...
Teqja e Hafuz Halil Mripës
Teqeja e Hafiz Halil Mripës, ndodhet në hyrje të fshatit Suhodoll i Poshtëm, larg 5 km nga qyteti i Mitrovicës. Hafiz Halil efendi Mripa (1892-1967), deri sa ishte në jetë, kishte shërbyer në teqenë e Junus Sabri efendiut. Hafiz Halil efendi Mripës ia ndërtuan tyrben nxënësit (ihvanet) e tij, në hyrje të Suhodollit të Poshtëm, në anën e djathtë të rrugës, në vitin 1967. Një vit më pas ihvanet e tij, ndërtuan edhe teqenë e Melamive. Truallin për tyrbe dhe teqe e ka falë Aga Rexhep Syla nga S ...
Shtëpia e Xhafer Devës
Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për fam ...
Shtëpia e Shoqatës së Gjyetarëve
Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU të Mitrovicës, gjendet objekti i njohur si Shtëpia e Gjuetarëve. Ndërtesa u ndërtua në shek. XX, gjerësisht në vitet 1932-’33. Ndërtesa ka pasur funksion të banimit. Ky objekt edhe sot e ruan origjinalitetin e vet. E vetmja dëshmi që ka mbetur nga humanisti hebraik Dr. Nehmin Shefajn, është shtëpia e tij, sot e njohur si “Shtëpia e Gjuetarëve”. Dr. Nehmin Shefajn kishte arritur në Kosovë në fillim të shek. XX nga Bashkimi Sovjetik në kuadë ...
Shtëpia e Familjes Koroglu
Në popull e njohur si Kaçamak Mëhallë, jo larg nga qendra e vjetër e qytetit të Mitrovicës, në oborrin e gjërë, gjendet shtëpia e familjes Koroglu. Sipas të dhënave shtëpia është ndërtuar rreth gjysmës së parë të shek. XIX nga familja e lartpërmendur, Koroglu. Shtëpia ka funksion të banimit. Ajo i takon tipit me çardak të mbyllur. E ngritur mbi bazën -themelin me gurë, muret masive janë të muratuara në përdhesë nga guri, ndërsa muret e jashtme të konstruktuara nga brezat e drurit të mbushur me ...
Shtëpi Banimi e Reshat Feratit
Në bërthamën e qytetit të Mitrovicës gjendet shtëpia e banimit me pronar Reshat Feratin. Shtëpia është ndërtuar në shek. XX. Shtëpia me etazhe P+1 ka pasur funksion banimi. Deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999 në shtëpi kanë banuar dy familje, ajo e Reshat Feratit dhe familja e Jeremiq Bogdanes. Të dy familjet i kishin hyrjet e ndara për qasje. Kati përdhese është ndërtuar nga guri, ndërsa kati i parë është ndërtuar nga tullat e plota të argjilës së pjekur. Në përdhese shtëpia ka p ...
Shtëpi Banimi e Asim Leniqit
Në zonën e qytetit të përfshirë në planin rregullativ “Qendra” gjendet objekti rezidencial urban (P+1). Në qytet, kjo ndërtesë është e njohur si Shtëpia e Asim Leniqit. Në kujtesën e qytetarëve mbahet mend se Asim Leniqi, metalo-gdhendës, mjeshtër i njohur në qytet, u arrestua më 1941 dhe se gruaja e tij, Rezika ishte hungareze. Kjo shtëpi banimi u ndërtua në fund të shek.XVIII. Shtëpia kishte funksion të banimit të cilin funksion ajo deri sot e ka ruajt. Kjo shtëpi kryesisht e ka ruajt g ...
Shtëpi banimi - Shtëpia e Xhafer Devës
Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit. Kjo ndërtesë i takon shek XIX. Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyç në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur ...