Trashëgimia Arkeologjike
Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e evidentuar deri më sot daton që nga parahistoria dhe paraqet një thesar të çmuar. Dëshmitë arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja dhe artefakte të civilizimeve të kaluara të popullsisë autoktone dhe të civilizimeve lindore dhe perëndimore të dokumentuara në hapësirë dhe kohë të përcaktuar. Pjesë përbërëse e këtij thesari janë dëshmitë nga periudha e neolitit, eneolitit, bronzit, hekurit, romake si dhe periudhës së antikës së vonë dhe mesjetës.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Tuma ilire e Gjinocit (kodërvarr ilir)
Tuma e Gjinocit (kodërvarr ilir), është një rast i rrallë në Kosovë i një tume me përmasa gjigante me diametër 84 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe 73 metra në orientimin veri-jug. Tuma ka një lartësi prej gati dhjetë metrash dhe akoma nuk është hulumtuar. Megjithatë, për nga dimensionet, forma e punuar, lartësia dhe vendndodhja e saj, më siguri duhet të datohet nga periudha e zhvilluar e hekurit të lashtësisë dardane dhe me gjasë i përket ndonjë familjeje me ndikim dhe status të lartë shoq ...
Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë
Nekropoli tumular i Fshejit i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.s.) dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike të zhvilluara këtu në vitin 2011 u gërmuan pesë tuma, këto me inventar mjaft të pasur të lëndës arkeologjike dhe përcaktuese të kronologjisë së kohës së konsolidimit të etnisë dardane, gjegjësisht të unitetit etnokulturor të tyre. Gjendet rreth 800 m në jug-jugperëndim të Urës së Shenjtë. Riti i varrimit (inhumacion) me vendosje të lirë të trupit dhe kjo e kornizuar me gurë lumi, r ...
Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë
Nekropoli i tumave të Bokës së Përçevës gjendet pak kilometra në veriperëndim të lokalitetit të Gllarevës. Nekropoli i takon kohës së bronzit të zhvilluar (të vonë) dhe hekurit të hershëm, si dhe është karakteristik për numrin e madh të tumave të vendosur në një kompleks të gjerë. Nëntëmbëdhjetë tuma janë evidentuar këtu nga të cilat shtatë sosh janë hulumtuar gjatë viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Nga materiali i pasur arkeologjik zbuluar këtu, e që përbëhej nga inventarët e varreve ...
Tumat Ilire në Nëngurë
Tumat e Lubozhdës, gjenden në po të njëjtin fshat, eponim i cili shtrihej buzë malit Mokna rreth 4 km në perëndim të qytezës së Istogut. Nekropoli është i përbërë prej disa tumave nga të cilat u identifikuan 3 sosh i shtrirë ne dy grupe. Njeri gjendej në pjesën epërme të fshatit mbi rrugën e asfaltuar respektivisht në lagjen Kadaj, ndërsa grupi i dytë rrethe 600-700 metra me në jug-perëndim të fshatit në lagjen Pepaj. Të dhënat e para mbi ketë nekropol, janë që nga vitet e 70-ta të shekullit të ...
Varreza me grup të tumave e Shirokës
Varreza me grup të tumave e Shirokës, pozicionohet në fshatin me të njëjtin emër, rreth 1,5 km në jug të Suharekës (Therandës), në krahun e djathtë të rrugës magjistrale. Është nekropol i grupit kulturor Dardan të tipit tumular e ndërtuar me konstruksione të varreve me unaza rrethore e të ngritura prej gurëve të lumenjve dhe të mbuluar me dhe. Në afërsi të nekropolit të Shirokës gjendet lokaliteti shumështresor i Hisarit si dhe në një afërsi relative shtrihen tumat e Dubiçakut. Gjurmimet e zhvil ...