Tuma ilire e Gjinocit (kodërvarr ilir)
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2015
Historiku
Tuma e Gjinocit (kodërvarr ilir), është një rast i rrallë në Kosovë i një tume me përmasa gjigante me diametër 84 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe 73 metra në orientimin veri-jug. Tuma ka një lartësi prej gati dhjetë metrash dhe akoma nuk është hulumtuar. Megjithatë, për nga dimensionet, forma e punuar, lartësia dhe vendndodhja e saj, më siguri duhet të datohet nga periudha e zhvilluar e hekurit të lashtësisë dardane dhe me gjasë i përket ndonjë familjeje me ndikim dhe status të lartë shoqëror. Ky monument mortor gjendet më pak se dyqind metra në krahun e majtë të rrugës Suharekë-Prizren.