Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 1974
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2016
Historiku
Nekropoli i tumave të Bokës së Përçevës gjendet pak kilometra në veriperëndim të lokalitetit të Gllarevës. Nekropoli i takon kohës së bronzit të zhvilluar (të vonë) dhe hekurit të hershëm, si dhe është karakteristik për numrin e madh të tumave të vendosur në një kompleks të gjerë. Nëntëmbëdhjetë tuma janë evidentuar këtu nga të cilat shtatë sosh janë hulumtuar gjatë viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Nga materiali i pasur arkeologjik zbuluar këtu, e që përbëhej nga inventarët e varreve tumulare, vërehen objekte të ndryshme si armë, zbukurime dhe enë qeramike të cilësisë së lartë për kohën në fjalë, si dhe këto fakte të pakontestueshme që konfirmojnë gjurmët e një popullsie mjaft të avancuar të etnisë autoktone dardane.