Shtëpia e Zekirja Abdullahut -Gjilan
Në qytetin e Gjilanit, afër postës kryesore, gjendet Shtëpia e Zekirja Abdullahut. Shtëpia daton nga fundi i shek. XIX, ka pasur dhe ka funksionin e banimit. Shtëpia ka përdhesen dhe katin e parë, ku çdo ambient ka funksion të caktuar. Në të dy katet janë dhomat e banimit. Ndërtimi i takon tipit shtëpi tradicionale me stil qytetar-shqiptar. Ndërtimi është realizuar me gurë, qerpiçë dhe dru. Kjo shtëpi është ndër shtëpitë më të bukura të qytetit të Gjilanit e cila ka një arkitekturë të veçantë. ...
Xhamia e Cërnicës (Minarja)
Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar. Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet ...
Xhamia në fshatin Pidiç
Në fshatin Pidiç, komuna e Gjilanit, gjendet Xhamia e Pidiçit. Xhamia e fshatit Pidiç supozohet se është ndërtuar në vitin e largët 1645. Është xhamia e tretë me radhë e ndërtuar në komunën e Gjilanit, pas asaj të Mireshit (1526) dhe asaj të Pogragjës (1625). Në të vërtetë, objekti i tanishëm, sipas dëshmive dhe gojëdhënave, është ndërtuar mbi bazën e xhamisë së vjetër dhe besohet se mund t’i ketë mbi 200 vite. Ndërtesa është dykatëshe dhe nuk ka minare, pra i takon tipit lokal të xhamive. Kj ...
Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit
Fshati Verbicë e Zhegocit shtrihet rreth 22 km në veriperëndim të Gjilanit. Është vendbanim kodrinoro – malor, përbëhet prej 11 lagjesh që janë mjaftë larg njëra prej tjetrës. Në fshatin Verbicë e Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës. Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1877. Xhamia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin e parë. Në pjesën hyrëse ka edhe çardakun të punuar me dru. Kulmi i saj është katërujës. E veçantë e kësaj xh ...