Xhamia e Çohaxhi Mahmudit
Xhamia e Çohaxhi Mahmudit gjendet në lagjen e “Tabakhanes”, në pjesën perëndimore të Prizrenit. Sipas mbishkrimit në hyrje të saj, ndërtimin e xhamisë e ka filluar Çohaxhi Mahmud Çelebiu gjatë shek. XVIII. Pas vrasjes së tij në luftë xhaminë e përfundojnë besimtarët në fillim të shek. XIX. Që nga koha kur është ndërtuar e deri më tani ka kryer funksionin fetar si xhami e lagjes. Kompleksi i xhamisë përbëhet nga oborri që rrethohet nga muri rrethues, që e kufizon kompleksin nga rruga kah ana ...
Xhamia e Emin Pashës
Pranë hamamit të Gazi Mehmed Pashës, në lagjen Saraçhane, Emin Pasha (i cili ka qenë Sanxhakbeu i Prizrenit prej vitit 1789 deri më 1843) e ndërtoi xhaminë, mejtepin dhe objektet tjera përcjellëse. Viti i ndërtimit të xhamisë vërtetohet nga mbishkrimi i cili gjendet mbi derën hyrëse, dhe është shkruar në katër rreshta me këtë përmbajtje: “Bamirësi dhe ndërtuesi i xhamisë është prizrenasi Emin Pasha i biri i Tahir Pashës mytesarif i Qystendilit. Viti i ndërtimit 1831” . Xhamia është ndërtuar në f ...
Xhamia e Haxhi Ramadanit
Xhamia e Haxhi Ramadanit gjendet në zonën historike të Prizrenit. Është ndërtuar nga Haxhi Ramadani gjatë shek. XVII. Që nga koha kur është ndërtuar e deri më tani ka kryer funksionin fetar si xhami e lagjes. Kompleksi i xhamisë përbëhet nga oborri që rrethohet nga muri rrethues, që e kufizon kompleksin nga rruga kah ana veriore dhe perëndimore, ndërtesa e xhamisë, kroi i gurit i vendosur në murin verior perimetrik, fontana e hapur për marrjen e abdesit; nyjat sanitare dhe depoja. Ndërtesa i t ...
Xhamia e Ilijaz Kukës
Xhamia e Iliaz Kukës gjendet në rrjedhën e majtë të Lumbardhit afër kroit “Binbashi”, në kufirin perëndimor të Zonës Historike të Prizrenit. Viti i ndërtimit nuk dihet pasi që mbishkrimi i kohës së ndërtimit është humbur. Mbi portën kryesore gjendet një pllakë mermeri me epitaf në gjashtë rreshta në gjuhën arabe që në përkthim d.m.th.: "Ahmed Beu meremetoi xhaminë në vitin 1317sipas Hicrit (1897)". Në bazë të disa burimeve besohet se xhamia së pari është ndërtuar si mesxhid diku rreth vitit 1535 ...
Xhamia e Mehmed Pashës
Xhamia e Mehmed Pashës (Bajrakli) gjendet në qendër të qytetit në kuadër të Zonës Historike dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike. Gazi Mehmed Pasha ndërtoi kompleksin me xhaminë, tyrben, medresenë, bibliotekën, ders-hanen (mësonjtoren) dhe objektet tjera përcjellëse gjatë viteve 1563-74. Në afërsi, në anën perëndimore, gjendet edhe Hamami i Mehmed Pashës. Kompleksi i xhamisë është i lidhur me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmes portës që gjendet në anën lindore të oborri ...
Xhamia e Myderriz Ali Efendiut
Xhamia e Myderriz Ali Efendiut është ndërtuar në vitin 1581 dhe supozohet se është ndërtuar mbi themelet e një shkolle (mejtepit) të vjetër. Objekti gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, në mes të Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare dhe Xhamisë së Iliaz Kukës. Sipas gojëdhënave Myderriz Ali Efendiu ishte vëllai i Kukli Mehmed-beut. Ishte shkrimtar dhe myderriz në medresenë e Gazi Mehmed Pashës. Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, ku në anët veriore dhe jugore gjendet hajati i gjysmë ...
Xhamia e Sejdi Beut
Xhamia e Sejdi Beut gjendet në zonën historike të Prizrenit, në bregun jugor të lumit Lumbardhi. Data e saktë e ndërtimit nuk dihet, por sipas mbishkrimit dhe dokumenteve besohet se ndërtuesi i xhamisë është Sejdi Beu. Sipas dokumenteve arkivore kuptojmë se Sejdi Beu në Prizren ka ndërtuar dy mesxhide (xhami të lagjes). Në mungesë të mbishkrimit të ndërtimit, besohet se xhamia është ndërtuar ndërmjet viteve 1642-1644, periudha kur Sejdi Beu ka qenë vali - guvernator i Egjiptit. Në xhami gjende ...
Xhamia e Sinan Pashës
Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës - person i shquar, njeri i dijes, me pozitë të rëndësishme në administratën Osmane. Me pozitën e saj dominuese, dimensionet, formën, proporcionin e minares ndaj kupolës, materialet dhe teknikën e ndërtimit, dekorimet e pasura në enterier, Xhamia e Sinan Pashës paraqet njërin prej monumenteve më karakteristike të Prizrenit. Xhamia është vendosur mbi një bazament të ng ...
Xhamia e Suziut
Suzi Efendiu është një ndër poetët më të vjetër të këtyre trevave. Nuk dihet data as vendi i saktë i lindjes por dihet se në pjesën më të madhe të jetës ka punuar dhe vepruar në Prizren, ku edhe ka vdekur në vitin 1524/5. Në bregun jugor të Lumbardhit, në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, ka ndërtuar kompleksin me xhami, një shkollë me bibliotekë, një çeshme, kanal për ujitjen e fushave dhe një urë prej gurit. Për nder të tij edhe kjo lagje thirrej “Lagjja e Suziut”. Emri i saktë i Suzi ...
Xhamia e Terxhyman Iskenderit
Xhamia e Terxhyman Iskender Beut gjendet në pjesën verilindore të Prizrenit. Në mungesë të mbishkrimit, nuk dihet data e saktë e ndërtimit të xhamisë. Duke u bazuar në dokumentet e vjetra besohet se ajo është ndërtuar para vitit 1795 nga ana e Terxhyman Iskender Beut, i cili ka ardhur në Prizren nga Horosani. Iskender Beu ka qenë njeri i arsimuar dhe ushtarak me gradë të lartë (Su-Bashi) dhe ka qenë në kontakt me diplomatë të huaj. Ai ka qenë edhe përkthyes prej nga ka marrë nofkën "terxhyman". ...