Xhamia e Haxhi Ramadanit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Xhamia e Haxhi Ramadanit gjendet në zonën historike të Prizrenit. Është ndërtuar nga Haxhi Ramadani gjatë shek. XVII. Që nga koha kur është ndërtuar e deri më tani ka kryer funksionin fetar si xhami e lagjes. Kompleksi i xhamisë përbëhet nga oborri që rrethohet nga muri rrethues, që e kufizon kompleksin nga rruga kah ana veriore dhe perëndimore, ndërtesa e xhamisë, kroi i gurit i vendosur në murin verior perimetrik, fontana e hapur për marrjen e abdesit; nyjat sanitare dhe depoja. Ndërtesa i takon xhamive të lagjes e ndërtuar me teknikë tradicionale në frymën e arkitekturës popullore. Xhamia posedon hapësirat e dedikuara për lutje, duke përfshirë hajatin, sallën qendrore të lutjes dhe minaren. Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, kurse minarja ka planimetri shumëkëndore, e ndërtuar nga gurët shpuzorë. Kulmi është katërujor i mbuluar me tjegulla. Minarja ka një lartësi mesatare dhe karakterizohet me sherefen – ballkonin rrethor dhe dekorimet gjeometrike në formë të harqeve me maje të thepisura në pjesën e poshtme të sherefes. Ndërhyrjet joprofesionale të realizuara ndër vite kanë shkaktuar humbjen e strukturës origjinale të xhamisë, duke u zëvendësuar me strukturë të re të ndërtuar me materiale moderne. Minarja dhe kroi i gurit në murin rrethues janë elementet e pakta origjinale të mbetura nga ky monument i trashëgimisë kulturore.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000372


Emri: Xhamia e Haxhi Ramadanit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti:


Kodi Postar: 20000


Emri i rrugës: “Saraçët”



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVII