Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës)
Kisha e Shën Premtes, e cila gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, u rindërtua me urdhërin e mbretit Millutin, më 1306/7. Punët meremetuese u udhëhoqën nga mjeshtrit e njohur të asaj kohe, Nikolla dhe Astrapa, të cilët e pasuruan kishën me një shprehje specifike dhe të pasur arkitektural dhe artistike përmes kombinimit të stilit Bizantin dhe atij të Rashkës. Shkencëtarët për vjetërsinë e kishës pothuajse pajtohen se kjo kishë është rindërtuar mbi një tempull të vjetër. Supozohet se themelet ...
Xhamia e Kukli Mehmed Beut - Saraçit
Xhamia e Kukli beut - Saraçhanës gjendet në qendër të qytetit, në lagjen Saraçhane e cila njihej si lagje ku zejtarët përpunonin rripa dhe elemente tjera nga lëkura dhe mbahej tregu i drithit. Ndërtesa gjendet pranë Teqes Halveti dhe në afërsi të Hamamit të Gazi Mehmed Pashës. Xhamia e Kukli – Beut është njëra ndër xhamitë më të vjetra të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike. Në vitin 1531 xhaminë e ndërtoi Kukli Mehmed-beu që në atë kohë ishte Vali prej Selaniku gjerë në Bosnje. ...
Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane
Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Kisha në fjalë gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes. Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar e në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të k ...
Hamami i Gazi Mehmed Pashës
Hamami i Gazi Mehmed Pashës gjendet në qendër të qytetit pranë Xhamisë së Kukli-Mehmed Beut dhe Xhamisë së Emin Pashës. Është ndërtuar në vitin 1563-74, nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhakbej i Shkodrës më 1573-4. Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrim (1833) e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahir dhe Mehmed Pashë Rrotulli. Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e me ...
Hidroelektrana - Muzeu i Elektroekonomisë
Në ambientin piktoresk të Grykës së Lumbardhit, 2.5 km larg Prizrenit gjendet objekti i Hidro-elektranës “Prizrenasja”. Është ndërtuar në vitin 1926-28 me kontributin e qytetarëve dhe kredive bankare. Ndërtesa është projektuar dhe ndërtuar nga një kompani austriake. Objekti ka pasur elementet moderne të asaj kohe: turbinat e ujit, pjesën për pastrimin e ujit nga mbeturinat, kanalin, pajisjet për përcjelljen e ujit gjer në turbinë dhe gjeneratorin me fuqi 160 KW. Për shkak të kërkesës së madhe të ...
Kalaja e Prizrenit
Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë lokalitet me vlera të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike. Është e vendosur në pjesën lindore të qytetit mbi një kodër në formë konike. Muret fortifikuese ndjekin izohipsat e terrenit në trajtë përafërsisht vezake me zgjatje në drejt ...
Kapella e At Shtjefën Gjeqovit
At Shtjefën Gjeqovi u lind më 1874 në Janjevë. Shkollën françeskane kreu në Shkodër dhe pastaj vazhdoi në Dërven, Foniq dhe Banja Lukë. Në shumë vende ka shërbyer si kishtar françeskan. Është marrë me letërsi, etnologji, histori etj. Më 1929 është vrarë në Zym të Prizrenit dhe është varrosur në varrezat e fshatit Karashëngjergj. Pas vdekjes së tij, në vitin 1935 në Shkodër është botuar libri i At Shtjefën Gjeqovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit” . Me iniciativën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve t ...
Kërëk xhamia -Namazxhah
Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga fjala persiane që d.m.th. vend për falje-lutje. Pas rënies së Prizrenit nën sundimin e Perandorisë Osmane në vitin 1455, Isa Beu që ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmedit ndërtoi Namazxhahun, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtrisë Osmane. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhah ...
Kisha e Nikollës së Shenjtë
Në lagjen Millaçiqi, në qendër të fshatit Sredskë, pranë shkollës fillore gjendet kisha kushtuar Shën Nikollës, e ndërtuar rreth vitit 1875. Fshati Sredskë gjendet 12 km në perëndim të Prizrenit, në krahun e majtë të aksit rrugor Prizren – Prevallë. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën tri faqëshe në murin lindor. Është kishë njëaniatëshe, e mbuluar me qemer gjysmëharkor. Në pjesën hyrëse, atë perëndimore gjendet edhe pjesa e narteksit dhe kambana. Objekti është ndërtuar me gurë sh ...
Kisha e Shën Dielës - Dëftimi i Shën Mërisë
Kisha e Shën Dielës ndodhet në pjesën veri-perëndimore të zonës së Nënkalasë, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Në vitin 1966 gjatë gjurmimeve arkeologjike janë zbuluar rrënojat e këtij objekti. Pjesërisht janë gjetur muret e absidës dhe muri jugor në lartësi 1,5 metra. Gërmimet kanë rezultuar edhe me zbulimin e fragmenteve të gurit ku në njërin prej tyre është gjetur mbishkrimi me datën e ndërtimit 1371. Duke u bazuar në analogji dhe tipologji të objekteve sakrale të kësaj kohe ...