Mulliri i fshatit Mulliq
Mulliri i fshatit Mulliq bën pjesë në kategorinë e objekteve mirë të ruajtura, i cili është i ndërtuar nga materiali i drurit në tërë konstruksionin e tij (bazament, dysheme, mure dhe në konstruksionin e kulmit). Sipas gojëdhënave të fshatarëve, ky mulli është ndërtuar në shekullin XIX, edhe pse gjendja aktuale e tij tregon se ai ka pasur disa intervenime me qëllim të ruajtjes së funksionit të tij. Meqë mulliri kryen funksionin e bluarjes së drithit me anën e gurit, ashtu siç ka qenë në formën ...
Muzeu Etnografik
Objekti gjendet mu në qendër të qytetit, përballë Kuvendit Komunal në Gjakovë. Është ndërtuar në vitin 1810 nga familja Sina. Shtëpia është ndërtuar në dy etazhe p+1. Etazhi i përdheses është përdorur si depo, ndërsa pjesa e lartë për banim. Pjesa e banimit ka katër dhoma dhe dy ballkone. Materiali i përdorur është tulla, guri dhe druri. Për vlera të larta dekorative dallohen sidomos dhoma e madhe që gjendet në krahun e majtë të ndërtesës dhe qymlekët me furrat e tyre të cilat gjenden të vendosu ...
Nekropoli i tumulave të Rogovës
Nekropoli i tumulave të Rogovës gjendet në lokacionin e njohur me emrin Fusha, rreth 4 km në juglindje të nekropolit tumular të Fshejt, në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren. Ky kompleks nekropolesh përbëhej prej 6 tumave të ruajtura mirë dhe disa të tjera të dëmtuara. Për herë të parë është hulumtuar në vitin 1966 dhe më pas në vitet pasuese në 1973, 2005 dhe 2011. Të gjitha këto hulumtime parciale rezultuan se këtu kishte një nekropol me grup tumash që në bazë të analogjisë të material ...
Nekropoli tumular i Ponoshecit
Nekropoli tumular i Ponoshecit ndodhet në parcelat e tokave të njohur me toponimin lokal si Arëza, fare pranë përroit Labenicë. Kjo varrezë me tumula, është e grupuar në pesë tuma të evidentuara deri tani dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 5-6 ha. Tumat në përgjithësi kanë përmasa prej 12 deri në 18 m, ndërsa lartësia e tyre e ruajtur shkon deri në një metër. Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi të zhvilluara gjatë vitit 2011 rezultuan me një koleksion të larmishëm të gjetjeve të lua ...
Shtëpia e Dobrunave-Polloshkave
Objekti është pjesë e tërësisë urbanistike "Çarshia e Madhe" dhe është ndërtuar në shek. XIX. Kjo shtëpi është tipike qytetare, e ndërtuar nga pjesa më e pasur e asaj kohe dhe ka shërbyer për banim, destinim të cilën e ka edhe sot. Etazhiteti i saj është P+1. Përdhesja është e ndërtuar nga gurët e latuar, ndërsa etazha nga tullat e pjekura të vendosura me llaç gëlqeror me fugë. Kulmi përbëhet nga konstruksioni i drurit dhe është i mbuluar me tjegulla tradicionale – qeramidhe. Hyrja në shtëpi ar ...
Shtëpia e Ismet Zhavelit
Shtëpia e Ismet Zhavelit gjendet në “Çarshinë e Madhe” dhe është ndërtuar në shek. XIX. Ky objekt ka shërbyer për banim, të cilin funksion e kryen edhe sot. Hyn në rangun e shtëpive tradicionale qytetare. Është tip i shtëpisë me çardak katror, i ndërtuar në dy etazhe. Themelet janë nga guri, muret nga qerpiçi. Stili i ndërtimit është “bondruk”, qerpiçë me hatulla të drurit. Konstruksioni i katit dhe i kulmit është i ndërtuar nga druri dhe i mbuluar me qeramidhe tradicionale. Muret janë të suva ...
Shtëpia tradicionale e Basri Kryeziut
Shtëpia e Basri Kryeziut është shtëpi tradicionale qytetare e shekullit XIX, periudhë kur është ndërtuar ky tip i banesave qytetare, në të cilat jetonin klasa më e lartë e popullsisë. Objekti ka shërbyer për banim. Kjo shtëpi i përket tipit me çardak, që është i vendosur në mes të fasadës qendrore në etazhe. Çardaku është i tipit të mbyllur me dritare në formë harkore. Fasadën kryesore e karakterizojnë dritaret e vendosura në varg, si në përdhese ashtu edhe në kat. Materialet e përdorura për ndë ...
Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës
Ky objekt gjendet në vendin e quajtur “Rruga e Çabratit”, në afërsi të zonës historike "Çarshia e Madhe ", në Gjakovë dhe është ndërtuar në shek. XIX. Shtëpia ka shërbyer për banim, kurse kohëve të fundit, pas restaurimit, përdoret si objekt hotelier. Kjo shtëpi i përket banesës qytetare me çardak. Çardaku është i ndërtuar në fasadën kryesore dhe atë në mesin e saj. Çardaku është i vendosur në katin e parë në formë të gjysmërrethit dhe është i tipit të mbyllur dhe përbëhet nga dritaret në tërë p ...
Shtëpia tradicionale e Xhafer Grezdës
Shtëpia e Xhafer Grezdës gjendet në kuadër të kompleksit “Çarshia e Madhe” në Gjakovë. Është shtëpi karakteristike qytetare, ku ka jetuar shtresa më e lartë dhe është e ndërtuar në shek. XIX. Kjo shtëpi gjatë tërë kohës ka shërbyer kryesisht për banim, destinim të cilin e ka edhe sot. Objekti në fjalë i ka dy etazhe. Në përdhese kemi një hajat të hapur dhe dhomën e madhe. Ndërsa në kat kemi dhomën e pritjes me hamamxhik dhe dollapë mirë të ruajtura. Dhoma e pritjes karakterizohet edhe me tavani ...
Tabhanja
Tabhanja gjendet në vendin e quajtur “Livadhi i Tabhaneve” pranë lumit Krena. Objekti i parë i Tabhanës është ndërtuar në vitin 1650 nga esnafi i tabakëve dhe ky objekt përfaqësonte zejtarët e kohës, të cilët pasi u forcuan në rrafshin ekonomik ndërtuan Urën e Tabakëve dhe Urën e Taliqit. Këto dy ura patën rëndësi jetike për mirëqenien e popullsisë të këtij regjioni, sepse këto ura lidhën Gjakovën me Shkodrën dhe me pjesët e tjera të Perandorisë Osmane. Tabakët si prodhues të lëkurave përmend ...