Xhamia e Hasan Agës
Ndërtesa gjendet në hyrje të fshatit Rogovë, menjëherë pas urës ku kalon lumi Drin. Objekti supozohet të jetë ndërtuar në shek. XVI dhe nuk dallon shumë me teknikën e ndërtimit të Xhamisë së Hadumit në Gjakovë dhe të Sinan Pashës në Prizren. Objekti nga ana arkitektonike është karakteristike, sepse veçoria e konstruksionit është lidhur me ekzistimin e 8 pilastrave në brendësinë e mureve që bartin trompet dhe kupolën. Minarja është e mbuluar me plumb. Xhamia është djegur tërësisht në luftën e fun ...
XHAMIA E KUSARIT
Xhamia e Kusarit është njëra ndër xhamitë më karakteristike të qytetit të Gjakovës dhe gjendet në vendin e quajtur “Mëhalla e Kusarit” nga edhe e ka marrë emrin. Në bazë të mbishkrimit që gjendet në hytbe të xhamisë shkruan se është ndërtuar në vitin 1800. Në vitin 1916 është bërë një adaptim, me ç’rast është rrethuar hajati dhe korridori, ku janë përfituar dy dhoma të cilat kanë shërbyer si mejtepe për një kohë të gjatë. Xhamia në fjalë është e ndërtuar nga materiali i gurit dhe qerpiçit, ndër ...
XHAMIA E MAHMUT PASHËS
Xhamia e Mahmut Pashës gjendet në pjesën e quajtur "Çarshia e Vogël" e qytetit të Gjakovës. Objekti është ndërtuar në mes të viteve 1832-1836 nga Mahmut Pasha, i familjes gjakovare të Kurtpashëve, familje kjo me nam në të gjitha trojet shqiptare. Vetë pozicioni i këtij objekti i jep xhamisë një pamje madhështore. Nisur nga hapësirat që posedon ky objekt, në të përveç riteve fetare në pjesën nga sheshi gjenden disa zyre që shërbejnë për punë administrative. Nisur nga madhësia e objektit në plan ...