Xhamia e Hasan Agës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 26.02.1970.-nr.02-107



Historiku


Ndërtesa gjendet në hyrje të fshatit Rogovë, menjëherë pas urës ku kalon lumi Drin. Objekti supozohet të jetë ndërtuar në shek. XVI dhe nuk dallon shumë me teknikën e ndërtimit të Xhamisë së Hadumit në Gjakovë dhe të Sinan Pashës në Prizren. Objekti nga ana arkitektonike është karakteristike, sepse veçoria e konstruksionit është lidhur me ekzistimin e 8 pilastrave në brendësinë e mureve që bartin trompet dhe kupolën. Minarja është e mbuluar me plumb. Xhamia është djegur tërësisht në luftën e fundit, kurse në vitin 2008 është rindërtuar.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002638


Emri: Xhamia e Hasan Agës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjakovë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjakovë


Qyteti/Fshati: Fshati Rogovë


Lokaliteti: Fsh.Rogovë


Kodi Postar: 50000


Emri i rrugës: Fshati Rogovë



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVI