Xhamia e Jashar Pashës
Në aksin rrugor “Nazim Gafurri”, si pjesë integrale e ansamblit tradicional arkitekturor të Xhamisë së Çarshisë, Shatërvanit, Muzeut të Kosovës, Sahat Kullës dhe Parkut Arkeologjik, tërësi e vendosur nën mbrojtje të shtetit, qëndron Xhamia e Jashar Pashës, e cila shërben si faltore për besimtarët islamë në Prishtinë. Sipas të dhënave të shkruara, ndërtimi i kësaj xhamie daton që nga shekulli XV, derisa pamja e saj kryesisht daton nga shek XIX. Kjo përkon me kohën kur Jashar Pasha, si qytetar i ...
Xhamia e Llapit
Xhamia e Llapit ndodhet në pjesën periferike veriore të qendrës së vjetër të qytetit (Çarshia e Vjetër) të Prishtinës. Historikisht, është e njohur po ashtu me emrin Xhamia e Ramadanisë dhe i përket Periudhës Osmane. Shumica e dëshmive dokumentuese dëshmojnë se Xhamia e Llapit ishte ndërtuar në vitin 1470. Por, në vitin 1996 është gjetur në oborr një pjatë e mermerit e cila shpie në një datë tjetër të ndërtimit (Hixhri 959, respektivisht 1551). Sipas një udhëtari anonim, është thënë që xhami ...
Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)
Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës, në afërsi të Hamamit të Madh (shek. XV), Sahat Kullës (shek. XIX), ndërtesës së vjetër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (shek. XIX), të shpallura monumente të trashëgimisë kulturore. Është ndërtuar sipas urdhrit të Sulltan Mehmet Fatihut II - Pushtuesit. Mbishkrimi i shkruar në alfabetin arab në gjashtë rreshta i cili ndodhet mbi portalin e hyrjes si datë të saktë të ndërtimit jep vitin 1461 ...