Xhamia e Terzi-Mëhallës
Xhamia gjendet në lagjen e “Terzive”, në kryqëzimin e rrugës kryesore dhe të asaj anësore me pjesën ballore të orientuar kah veriperëndimi. Bazuar në dokumente të ndryshme xhamia quhet xhamia e Terzi Memit, Terzi Memishit dhe Terzi MehmetBeut, ndërsa në popull njihet si Xhamia e Terzi- Mëhallës. Sipas mbishkrimit në derën hyrëse, e shkruar në gjuhën arabe, xhamia është ndërtuar në shekullin XVIII, saktësisht në vitin 1721 nga Terzi Memishi. Pjesa e hajatit të xhamisë është rindërtuar në fund ...