Teqeja e Sheh Zenel Abedinit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2020/2021



Historiku


Në fshatin Topanicë, komuna e Dardanës (Kamenicës), gjendet teqeja e Sheh Zenelit bashkë me tyrben. Ndërtesa daton nga viti 1754, përkatësisht nga gjysma e shek. XVIII. Teqeja ka shërbyer për kryerjen e ceremonive fetare të rendit halveti. Teqeja është njëkatëshe, me planimetri drejtkëndëshe. Përbëhet prej dy kthinave dhe hajatit gjysmë të hapur. Hajati gjendet në anën veri-perëndimore të teqesë. Mbështetet mbi pesë shtylla të drurit të gdhendura, që paraqesin punën e mjeshtrit popullor në drugdhendje. Dy prej shtyllave të hajatit kanë edhe kapitel të gdhendur. Shtyllat e hajatit lidhen ndërmjet vete me gardhin nga druri. Objekti ka dy kthina, nga të cilat e para quhet mejda odasi dhe e dyta semahane. Kthina e parë u shërbente dervishëve për ndeja e bisedime para dhe pas ziqrit (ritual fetar). Hyrja në këtë kthinë bëhet nga hajati, nëpërmjet derës që gjendet në murin perëndimor. Pranë derës së odës, në hajat, gjendet oxhaku. Kthina e dytë - semahanja gjendet pranë dhomës së parë, në këndin jugor. Në kthinën kryesore hyhet nga hajati, baza e të cilit është më e lartë se baza e dhomës qendrore, për rreth 30 cm. Në këtë kthinë ndodhen pesë dritare dy në lindje, dy në jug dhe një në perëndim. Dritaret kanë formë katërkëndëshe, ndërsa mbi to, të vendosur në të majtë, ndodhen hapjet tjera më të vogla, të cilat kanë formën e gjysmëharkut me majë. Në lindje të kësaj kthine ndodhet edhe mihrabi, i ruajtur ende. Semahanja ka qenë e rregulluar, me shtrojë e mbulojë, me disa foto të ndryshme në të, me dy varre të improvizuara dhe mjete a vegla që u kanë shërbyer dervishëve për ceremoni të ndryshme fetare, si: tri shpata, një palë pranga, një flamur etj. Ndërtimi i teqesë është realizuar nga gurët, qerpiçi, druri dhe llaçi i baltës. Ka kulm katër ujor, të mbuluar me tjegulla argjile. Kulmi vazhdon edhe mbi hajat duke krijuar strehë të gjerë. Oborri është i rrethuar me mur nga guri, i cili pas luftës së fundit në Kosovë është rinovuar. Pranë teqesë gjendet tyrbja ku janë varrosur udhëheqësit e rendit halveti. Në tyrbe gjenden 7 varre, në të cilat janë varrosur: shehu Zenel, Rrusta, Ibrahimi, Aliu, Ismaili, Abdyli dhe një i huaj, emri i të cilit nuk dihet. Ajo ruan gjendjen fillestare, vetëm se është dëmtuar në masë të madhe. Në vitin 2012 në këtë teqe janë ndërmarrë intervenime restauruese, me ç’rast është restauruar kulmi, është bërë suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm, janë ndërruar dritaret dhe dyert, si dhe është rregulluar oborri. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Në këtë objekt nuk patëm qasje brenda dhe nuk patëm mundësi të fotografojmë dhe të bëjmë incizimin pasi që personi i cili e mbykqyrë objektin nuk na lejoj të hymë brenda. Ndërsa vetëm nga jashtë bëmë fotografimin e objektit.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002690


Emri: Teqeja e Sheh Zenel Abedinit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Kamenicë


Qyteti/Fshati: Topanicë


Lokaliteti: Topanicë (Kamenicë)


Kodi Postar: 62000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII