Trashëgimia Luajtshme

Trashëgimia e luajtshme arkeologjike e Kosovës është dëshmia më mirë e pasurisë sonë kulturore. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbëhet nga objektet arkeologjike të zbuluara në territorin e Kosovës. Informatat e para mbi gjetjet arkeologjike janë nga periudha ndërmjet dy luftërave botërore. Gërmimi i parë arkeologjik është kryer në një tumë të epokës së hekurit në fshatin Neprebisht të komunës së Suharekës.Lexo më shumë

Koleksionet arkeologjike të Kosovës pasurohen nga fushatat me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik, pas themelimit të Muzeut të Kosovës në vitin 1949. Gërmimi i parë arkeologjik është bërë në vitin 1951 në Kalanë e Novobërdës, për të vazhduar më tutje me shumë ekspedita të tjera. Gjatë viteve '60-'80 janë kryer shumë ekspedita me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik në shumë vendbanime dhe nekropole të periudhave të ndryshme nga neoliti e deri në mesjetën e vonë. Pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës në vitin 2002 fillon një etapë e re në fushën e kërkimeve arkeologjike si dhe të pasurimit të koleksionit arkeologjik. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbën dëshmi për jetën, kulturën dhe ekonominë e vendit. Në vazhdim, disa nga gjetjet më të rëndësishme:

Figura antropomorfe (neolit i hershëm, vendi i gjetjes: Vlashnje –Prizren), instrument muzikor-okarina (neolit i hershëm,vendi i gjetjes:Runik-Skenderaj), figurë antropomorfe e tipit "Hyjnesha në fron"(neolit i vonë, vendi i gjetjes: Barilevë,Fafos,Tjerrtore),vazo dekorative (eneolit,vendi i gjetjes: Hisar-Suharekë), sëpatë guri (bronz i hershëm,vendi i gjetjes:Ticë-Skenderaj),varëse qelibari (hekur i mesëm, vendi i gjetjes: Banjë e Pejës-Pejë), stelë funerale (vendi i gjetjes: në afërsi të Kalasë së Kamenicës), Medalioni i Probit i zbuluar në Ulpianë, llambë e bronzit e zbuluar në Ulpianë,pllakë me mbishkrim e zbuluar në Ulpianë, bust gruaje dardane punuar në mermer, e zbuluar në Kllolkot, shumë stela-gurë mbivarrorë, mbishkrime, enë, vegla pune, stoli dhe dekorime të ndryshme.

Shenim: Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosoves( 676 eksponate arekologjike dhe 571 eksponate etnologjike) vazhdon te mbahet ne Serbi.

Renditja sipas:
Arkë

Arkë

Arkë- është orendi e cila ka shërbyer për vendosjen e rrobave dhe stolive të ndryshme. Është një objekt personal i çdo gruaje, në të cilen janë ruajtur gjërat personale dhe intime, është blerë me ras...

Çerep

Çerep

Enë balte e punuar nga shtëpiaket për pjekjen e bukës, në përdorim deri në shek. XX. ...

Cigarellëk

Cigarellëk

Cigarellëk - Ka shërbyer për pirjen e duhanit, Begracë - Kaçanik. Shek. XIX. ...

Djep foshnjash

Djep foshnjash

Djep foshnjash -I punuar nga druri, ka shërbyer si shtrat fëmije dhe për përkundjen e tyre. I përdorur deri në shek. XX. ...

Furkë

Furkë

Mjet i prodhuar nga druri që ka shërbyer për tjerrjen e leshit, linit etj. I përket shek. XX ...

Ibrik druri

Ibrik druri

Enë për mbajtjen e ujit. I përket shek. XIX. ...

Këmishë burri

Këmishë burri

Këmishë burri- Pjesë e veshjes popullore shqiptare, nga pëlhura e punuar në vek. I përket shek.XX ...

Këmishë femrash

Këmishë femrash

Këmishë femrash- Është pjesë e veshjes popullore të Rrafshit të Dukagjinit, nga pëlhura e punuar në vek . Pjesa e përpareme e jakës është e prerë në formë të germës " T " , ndërsa jaka dhe mëngët janë...

Këmishë femrash

Këmishë femrash

Këmishë femrash- Pjesë e veshjës popullore të Drenicës. Është e punuar prej pelhurës e endur në vek. Si te mëngët ashtu edhe tek jaka është e zbukuruar me motive të ndryshme dhe ngjyra të shumëllojs...

Këmishë femrash

Këmishë femrash

Këmishë femrash-është pjesë e veshjes popullore të Medvegjes, nga pëlhura e endur ne vek. Mëngët dhe jaka janë të qendisura me gjilpër me motive të ndryshme. ...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.