Specifikat e Regjionit të Gjakovës (Trashëgimia Kulturore)

Qyteti i Gjakovës shtrihet në zonën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës, përkatësisht është krijuar si nevojë e ndërprerjes së udhëtimeve të gjata mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit. Qyteti shtrihet rrëzë kodrës së Qabratit, me lumin Krena që e përshkon përmes si dhe Erenikun dhe Drinin e Bardhë që kalojnë bri saj.Lexo më shumë

Qyteti i Gjakovës me 85 fshatrat e saj karakterizohet me pasuri të madhe të monumenteve të të gjitha kategorive ku përfshihen: komplekse, shtëpi tradicionale, kulla, xhami, kisha, teqe, medrese, mejtepe, kroje, mulli etj.

Edhe pse si qyteti më i shkatërruar nga lufta e viteve 1998-'99 Gjakova ka arritur që në masë të madhe të ruaj –konservojë dhe restaurojë pasurinë e vet kulturore, edhe pse ka edhe mjaft punë për t'u bërë.Në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në të cilën janë përfshirë objektet e të gjitha kategorive për Komunën e Gjakovës janë evidentuar gjithsej 148 monumente prej te cilave 38 monumente te kategorisë së trashëgimisë arkeologjike, 1 Kompleks i Tërësisë Urbanistike "Çarshia e madhe" dhe 109 monumente te trashëgimisë arkitekturore prej nga 8 kulla te qytetit dhe 23 kulla ne fshatra.

Xhamia e Hasan Agës

Xhamia e Hasan Agës

Ndërtesa gjendet në hyrje të fshatit Rogovë, menjëherë pas urës ku kalon lumi Drin. Objekti supozohet të jetë ndërtuar në shek. XVI dhe nuk dallon shumë me teknikën e ndërtimit të Xhamisë së Hadumit n...

XHAMIA E KUSARIT

XHAMIA E KUSARIT

Xhamia e Kusarit është njëra ndër xhamitë më karakteristike të qytetit të Gjakovës dhe gjendet në vendin e quajtur “Mëhalla e Kusarit” nga edhe e ka marrë emrin. Në bazë të mbishkrimit që gjendet në h...

XHAMIA E MAHMUT PASHËS

XHAMIA E MAHMUT PASHËS

Xhamia e Mahmut Pashës gjendet në pjesën e quajtur "Çarshia e Vogël" e qytetit të Gjakovës. Objekti është ndërtuar në mes të viteve 1832-1836 nga Mahmut Pasha, i familjes gjakovare të Kurtpashëve, fam...

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.