Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj (Gjilan)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe pse mjaft e dëmtuar, ende e ruan gjendjen fillestare. Ndërtimi i takon tipit shtëpi. Është realizuar me gurë, kryesisht të palatuar, si dhe me hatulla druri, dhe i takon teknikës rustike (fshatarake). Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin. Në përdhese nga korridori arrihet në dy dhoma, kurse në anën e majtë është bodrumi. Edhe kati e ka korridorin, si dhe dy dhoma të cilat kanë edhe oxhaqe. Secila dhomë ka nga një dritare nga ana e përparme, ndërsa korridoret kanë nga një dritare më të vogël nga ana e prapme, të gjitha në formë katrore. Janë të punuara prej druri, dhe janë origjinale. Shtëpia nuk ka më dyer, ngase janë dëmtuar tepër. Në murin perimetral, në katin e parë, shtëpia e ka një ballkon të vogël i cili qëndron mbi tre trarë prej druri, të dalë jashtë murit, ndërsa pullazin e ballkonit e mbajnë dy shtylla druri. Kulmi është katërujës, i mbuluar me qeramidhe, dhe e ka strehën e dalë jashtë mureve rreth 60 cm. Shtëpia sot nuk është e banueshme.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 004105

Emri: Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Kokaj

Lokaliteti: Kokaj

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.