Shtëpi banimi - Muhamet Hasani (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015

Historiku

Në Komunën e Prishtinës, në fshatin Keqekollë, gjendet shtëpia e banimit njëkatëshe e ndërtuar në shek. XVIII, që i takon tipit të banesave me kat me qoshk qendror të mbyllur. Shtëpia është vendosur në terren të pjerrët. Kati përdhese është një hapësirë e ndarë në dy kthina, hyrja harkore e së cilës është e punuar nga guri theksohet nga qoshku në kat. Në pikëpamjen kompozicionale, pos qoshkut që mbështetet në dy shtylla druri, shtëpia veçohet me një çardak që shtrihet përgjatë gjithë fasadës gjatësore pas nëpër të cilën kalohet për tek hyrja e katit. Në kat arrihet nga oborri pas përmes shkallëve të gurit. Shtëpia në anën e pasme karakterizohet me erkerë druri të gdhendur thjeshtë. Sistemi i ndërtimit është “bondruk”.Përdhesja është e ndërtuar prej gurëve, ndërsa kati prej tullave të plota prej argjilës së pjekur të lidhur me llaç balte të përzier me byk dhe suvatuar me llaç balte. Kulmi ka konstruksion druri të dyfishtë, por karakteristikë për këtë shtëpi është streha e gjerë. Streha del nga muri perimetral deri në 1m, dhe është i harkuar në kënde. Në fasadën jugore gjendet guri që ka të gdhendur hënën dhe yllin gjashtëcepash dhe vitin e ndërtimit në gjuhën osmane. Brenda oborrit ka edhe mbetje të themeleve, pra duket se ka pasur ndërtesa përcjellëse por duhet të hulumtohet tutje.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 004045

Emri: Shtëpi banimi - Muhamet Hasani

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Keqekollë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10530

Emri i rrugës: Fsh. Keqekollë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha:

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.