Lokaliteti Romak në Poslishtë: Villa Rustica; Statio; Mansio (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2010

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Me rastin e ndërtimit të segmentit rrugor të autostradës Prizren-Vërmicë, gjatë vitit 2010, rreth një kilometër në jug të lokalitetit shumë shtresor të Vlashnjes, në anën e majtë të rrugës Prizren–Vermicë, gjegjësisht 150 m në të hyrë të rrugës që të shpie në fshatin Poslishtë; u ndërmorën gërmime me karakter shpëtimi të një lokaliteti të paidentifikuar të kohës romake, por që dihej edhe më parë se ekzistonte; nga gjurmët që janë hasur mbi sipërfaqe të një materiali arkeologjik të datuar në periudhën romake. Gërmimet rezultuan me zbulimin e një Statio (stacion rrugor) që gjendej i lokalizuar përgjatë rrugës së njohur Via Lissus-Naissus. Përpos materialit të ndryshëm të luajtshëm arkeologjik, në kuadër të kësaj tërësie arkeologjike, u identifikua një Mansio (bujtinë rrugore) me disa anekse, e ku spikatej një Thermae (banjo tipike romake). Me siguri pjesë të kësaj bujtine duhet të kenë qenë edhe Mutatio apo stacione për këmbimin e kuajve të lodhur me të freskët, shërbime këto që ofroheshin pothuajse në çdo stacion rrugor përgjatë ‘autostradave’ romake gjatë gjithë periudhës romake.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003603

Emri: Lokaliteti Romak në Poslishtë: Villa Rustica; Statio; Mansio

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Poslishtë

Lokaliteti: te varret

Kodi Postar:

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Romake

Shekulli: I

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.