Lokaliteti antik arkeologjik i Banjës së Pejës (Istog)

Statusi

Historiku

Lokaliteti antik arkeologjik i Banjës së Pejës pozicionohet në kryqëzimin e rrugës që lidh Pejën me Istogun, rreth 12 km në veriperëndim të Pejës. Gjatë ndërtimit të një hoteli për kurim shëndetësor (Onix) në vitin 1974, rastësisht janë zbuluar përkrenare ushtarake tipike ilire. Po këtë vit fillojnë gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi që nga materiali i pasur arkeologjik zbuluar këtu e në mesin e shumë gjetjeve janë evidentuar varre për një çift të rëndësishëm dhe nga arkeologët e asaj kohe kjo qendër arkeologjike u njoh si Varri Princëror. Varri çift kishte bazë të konstruktuar në formë drejtkëndore dhe të pllakosur me gurë shtufi sigurisht të marrë nga zona përreth. Këtu u dallua dhe u dokumentua një varr femëror me inventar të pasur si fibula, gjilpëra në formë omege, unazë dhe byzylykë të zbukuruar me motive gjeometrike, të gjitha të farkëtuara në argjend dhe bronz. Kurse në varrin tjetër që i përkiste një mashkulli, kishte në përbërje armë, pafta të argjendta dhe të bronzta si dhe një unazë. Dokumentimi arkeologjik i këtyre vlerave shumë të veçanta për terrorin e Kosovës, ndër të tjera flet dhe për diferencimin social dhe ekonomik të individëve apo grupeve të shtresave elitare të kohës në fjalë. Materiali i pasur arkeologjik determinon kohën e periudhës së vonë të hekurit, shekujt VI-V p.e.s.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003601

Emri: Lokaliteti antik arkeologjik i Banjës së Pejës

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Istog

Qyteti/Fshati: Banja e Pejës

Lokaliteti: Tuma

Kodi Postar: 31000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Epoka e Hekurit

Shekulli:

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.