Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2002

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2012

Historiku

Lokaliteti arkeologjik, përkatësisht vendbanimi shumështresor i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në këtë lokalitet është dëshmuar vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbuku rime dhe objekte utilitare, monedha etj. Gjatë antikitetit të vonë, tarraca e sheshte e njohur me toponimin Gradishta e Vlashnjës, fortifikohet me mure të konstruktuara, karakteristike e rindërtimeve të periudhës së sundimit të perandorit Justinian, areal ky që përfshinte një sipërfaqe prej rreth 2 hektarësh, dhe me siguri që nga këtu është mbikëqyrur segmenti rrugor romak Via Lissus-Naissus (Lezhë-Nish), që besohet të ketë kaluar fare pranë kësaj qendre arkeologjike. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Poashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s. Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të decades së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s. Gjithashtu janë gjetur figurina zoomorfe zbuluar në Vlashnje, këto të periudhës së Neolitit të Hershëm, gjegjësisht të kulturës Starçevo, Mileniumi i gjashtë p.e.s Zgjon kurreshtjen një enë nga argjila e pjekur, me dekorim, poashtu zbuluar në këtë lokalitet, tipike për Kulturën e Vinçës, Mileniumi i tretë p.e.s. Janë gjetur edhe enë të ndryshme tryeze nga argjila e pjekur, të Periudhës së Bronzit. Piktura shkëmbore e Vlashnjes, gjegjësisht Guva e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales paraqet një vepër të botës artistikeshpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj. Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003440

Emri: Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje

Klasa: Lokalitet Arkeologjik

Institucioni: IAK

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Vlashnje

Lokaliteti: Gradishta e Vlashnjes

Kodi Postar:

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkeologjike

Periudha: Neolit

Shekulli:

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.