Manastiri i Graçanicës (Prishtinë)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 427/1947

Lloji i Mbrojtjes: Lista e Trashegmisë Botërore e UNESC-os Data e Mbrojtjes: 2006

Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2008

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014

Historiku

Manastiri i Graçanicës gjendet në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjërës Mari, e cila kishë ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shek. VI. Sipas konceptit të saj hapësinor i takon tipit të kishave me pesë kupola mbi bazë katrore me kryq të brendashkruar, karakteristike për arkitekturën bizantine. Në eksterier është arritur një marrëdhënie ideale në proporcionet dhe volumin e manastirit. Ngritja graduale e harqeve dhe kupolave duke shkuar kah pjesët e sipërme si dhe ndarja e fasadës ballore në tri pjesë përmes harqeve, i japin kishës një harmoni të jashtëzakonshme dhe vlerë të veçantë arkitekturore. Tamburi i kupolës kryesore është origjinal, mbi të takohen harqet, duke e theksuar kështu bazën katrore të kryqit të brendashkruar. Katër kupolat anësore ngrihen mbi tamburet mjaft të larta, të cilat e theksojnë vertikalen e ndërtesës, që nuk ishte karakteristikë tipike e asaj periudhe. Restaurimi më i madh në manastir është bërë kah fundi i shek. XVI, ku të gjitha hapjet në narteksin e jashtëm janë murosur dhe janë pikturuar afreske të reja. Manastiri pësoi dëme të mëdha gjatë fundit të shek. XVII, kurse pas Luftës së Dytë Botërore u rinovua nga murgeshat dhe që nga ajo kohë ka shërbyer si kuvend i tyre. Enterieri i manastirit është i pasur me afreske. Piktorët e famshëm nga Selaniku Mihajli dhe Evtihije i përfunduan afresket në kishën kryesore deri më 1321, prej të cilave Cikli i Festave të Mëdha, Mundimet dhe Mrekullitë e Krishtit janë më të njohurat. Përpos afreskeve të jashtëzakonshme të shek. XIV ekzonarteksi i manastirit përmban afreske shumë të çmuara post-bizantine të shek. XVI si dhe një thesar të ikonave të periudhave të mëvonshme prej të cilave më të rëndësishmet janë ikona e Jezu Krishtit dhe ajo e Virgjërës Mari. Manastiri i Graçanicës në vitin 2006 i është bashkangjitur Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOS nën emrin: Monumentet Mesjetare në Kosovë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003343

Emri: Manastiri i Graçanicës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Graçanicë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 10500

Emri i rrugës: Graçanicë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XIV

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.