Shtëpi banimi - Mahmut Pashë Gjinolli (Vushtrri)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2079/2011 30.09.2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014

Historiku

Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë. Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shek. XIX fillimi i shek. XX, si shtëpi banimi. Shtëpia në fillim kishte destinim banim, pas Luft5s së Dytë Botërore,ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 - 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi. Shtëpia me etazhitet S+P+1 është ndërtuar me gurë natyral dhe pjesërisht me tulla të plota, ndërsa konstruktoni i kulmit është i përbërë nga elementet e drurit të bungut. Brezat në mure janë të punuara nga tulla dhe shërbejnë si përforcues të mureve të ndërtuara nga gurët natyral. Në pullazin e shtëpisë gjendet kupola, në të cilën dallohet këndi ku ka qenë e vendosur ora e cila tregonte kohën. Përveç vlerave historike shtëpia dallohet edhe për arkitekturën properëndimore në dekoret e fasadës ballore. Shtëpia në eksterierë nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa në enterier janë bërë disa ndarje mobile, sipas nevojave të familjeve që jetojnë aty. Në vitin 2012/13 u realizuan punime restauruese dhe konservuese, investitor Komuna e Vushtrrisë

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003296

Emri: Shtëpi banimi - Mahmut Pashë Gjinolli

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Mitrovicë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Vushtrri

Qyteti/Fshati: Vushtrri

Lokaliteti:

Kodi Postar: 42000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.