Kompleks banimi - Familja Dërvisholli (Gllogoc)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: Nëntor 2002

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Kompleksi i Banimit i Familjes Dervisholli gjendet në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, i ndërtuar në shek. XVIII-XIX. Është një ndër shembujt e rrallë të mbetur të një kompleksi banimi. Njihet si vend ku janë tubuar burrat e fshatit dhe luftëtarët që kanë pleqëruar për mbrojtjen e vendit. Kompleksi në përbërje të tij ka kullën e burrave, kullën e grave, shtëpinë e banimit, dy hambarë dhe dy kosha. Kulla e burrave ka planimetri drejtkëndëshe: 9.0 m x 7.77 m, me etazhe P+1. Në përdhese ka ahurin dhe kuzhinën, ndërsa në kat hapësirën për takime (odën e burrave), abdes-hanen (vendin për pastrimin e duarve), hamamxhikun (vendin për larjen e trupit) dhe dyshekllëkun. Fasada e kullës së burrave është e ndërtuar në tërësi prej gurëve. Nga oborri i brendshëm shtëpia kishte edhe shkallët e drurit që çonin në kat nëpërmjet çardakut të hapur. Kulla e grave, njësoj si kulla e burrave, është e ndërtuar prej gurëve deri te ndarja e katit, ndërsa pjesa tjetër e sipërme është e ndërtuar me tulla të pjekura prej argjilës. Shtëpia e banimit është e ndërtuar po ashtu me gurë dhe tulla të pjekura prej argjilës. Të gjitha objektet e banimit karakterizohen me tavane të drurit të tipit ‘shishe tavan’, vatra dhe oxhaqe.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003220

Emri: Kompleks banimi - Familja Dërvisholli

Klasa: Ansambël

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gllogoc

Qyteti/Fshati: Drenas (Gllogovc)/Gradicë

Lokaliteti:

Kodi Postar: 13000

Emri i rrugës: Fsh. Gradicë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVIII

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.