Kullë - Ibish Morina (Gllogoc)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 21.11.2002

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Kjo ndërtesë banimi e tipit kullë, ndërtesë banimi dhe fortifikimi, pronë e z. Ibish Morinës, gjendet në fshatin Qikatovë në komunën e Drenasit dhe është ndërtuar nga fundi i shek. XIX. Kulla i përket tipit rural dhe shpreh rrethanat shoqëroro – politike e ekonomike të kohës kur është ndërtuar, gjegjësisht shpreh mënyrën e banimit e cila është varur nga mënyra dhe kushtet e jetesës, zakonet si dhe traditat e asaj kohe. Kjo kullë, si tip i veçantë i kulturës materiale shqiptare, shquhet me konceptin arkitektonik, skemën kompozicionale, përzgjedhjen e saj funksionale, artistike e estetike. Ndërtesa ka planimetri drejtkëndëshe dhe ngrihet në dy etazhe. Është në gjendje fizike mjaft të keqe dhe është e pa banueshme. Intervenimi i vetëm që është bërë deri më sot është zëvendësimi i mbulesës së vjetër të kulmit me tjegulla të reja jo adekuate.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003218

Emri: Kullë - Ibish Morina

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK - Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gllogoc

Qyteti/Fshati: Drenas (Qikatovë)

Lokaliteti:

Kodi Postar: 13000

Emri i rrugës: Fsh. Çikatovë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.