Xhamia e Koxha Sinan Pashës (Kaçanik)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Xhamia e Koxha Sinan Pashës në Kaçanik është ndërtuar në vitin 1594-5, sipas hixhrit është ndërtuar në vitin 1003. Që atëherë përdoret si xhami. Si monument kulture ka hyrë nën mbrojtje në vitin 1966. Përndryshe, po në këtë kohë janë ndërtuar edhe disa objekte me rëndësi, si kalaja në qendër të qytetit, një kuzhinë publike, një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane, një hamam dhe disa mullinj në lumin Lepenc. Xhamia e Sinan Pashës në Kaçanik herën e fundit është suvatuar në vitin 1991-92. Pas suvatimit, në xhami janë bërë disa dekorime nga profesori i artit Zyber Shehu. Zakonisht rozetat e punuara janë të rrumbullakëta. Veç tjerash, ka edhe një mbishkrim shqip mbi mihrab. Mihrabi është ringjyrosur. Ka edhe një dekorim mbi dritare. Mahfili i brendshëm është aktiv, ndërsa mahfili i jashtëm që lidhet me sallën e lutjeve nëpërmjet dy hapjeve, është në gjendje shumë të keqe. Hyrja në mahfilin e jashtëm bëhet nëpërmjet shkallëve të veçanta, të cilat ndodhen në hajat të xhamisë. Për material ndërtimi është përdorur guri, druri, llaçi i gëlqeres, plumbi për mbulesën e çatisë etj. Gjendja e tanishme e xhamisë nuk është e mirë. Veçanërisht ka probleme me çatinë dhe mahfilin që ndodhet jashtë sallës së lutjeve. Patjetër që edhe minarja ka nevojë për intervenim. Xhamia ka pasur intervenime të herëpashershme. Veç intervenimeve me karakter restaurues të vitit 1991-2, intervenime serioze janë bërë në vitin 1974, nga Enti Krahinor për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore, Prishtinë. Asaj here është realizuar një intervenim i pjesshëm në kulmin e xhamisë dhe është bërë zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara në pjesën e poshtme të kulmit afër murit, nën kupolë.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 003172

Emri: Xhamia e Koxha Sinan Pashës

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Kaçanik

Qyteti/Fshati: Kaçanik

Lokaliteti: Kaçanik

Kodi Postar: 71000

Emri i rrugës: P.N.

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.