Kisha e Shën Nikollës në Mushnikovë (Prizren)

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 507/56

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014

Historiku

Kisha e Shën Nikollës gjendet në perëndim të fshatit Mushnikovë, 15.8 km larg Prizrenit. Është kishë një anijatëshe, me planimetri drejtkëndëshe me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Në bazë të tipologjisë së afreskeve të pikturuara në enterier, supozohet të jetë ndërtuar gjatë shek. XVI. Kisha është ndërtuar me gur të lidhur me llaç gëlqeror, i pasuvatuar nga ana e jashtme. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me rrasa guri. Në fasadën veriore dhe atë jugore gjenden dy nisha me hapje gjysmëharkore. Gjatë viteve, në pjesën perëndimore të kishës është ndërtuar një aneks i ri, që nuk është përshtatur fare me kishën e vjetër. Aneksi ka planimetri drejtkëndëshe, me fasadë të suvatuar dhe ngjyrosur në të bardhë. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me llamarinë të zinkuar. Në fasadën veriore dhe atë jugore gjenden nga dy dritare drejtkëndëshe. Këmbanarja me strukturë nga betonarmeja është ndërtuar gjatë këtyre viteve të fundit, në vazhdimësi të aneksit, kah ana perëndimore dhe mbulohet me kulm katër ujor me tjegulla argjile. Në kuadër të kompleksit gjenden edhe varrezat e fshatit. Kisha shfrytëzohet për nevojat fetare të banorëve të fshatit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002954

Emri: Kisha e Shën Nikollës në Mushnikovë

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Mushnikovë

Lokaliteti: Afër varrezave të fshatit

Kodi Postar:

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Mesjetë e Vonë

Shekulli: XVI

Mbështetur nga:

Zhvillimi i Databazes është bërë i mundshëm me mbështetjen gjeneroze të Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e shprehur në të, është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve.
Projekti për zhvillimin e kësaj baze të të dhënave është implementuar nga Fondacioni Suedez për Trashëgimi Kulturore pa Kufij - CHwB.
© 2014 / Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës.